• четврток, 09 април 2026

Debat publik për "Draft strategjinë kombëtare për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna famijare 2026-2033"

Debat publik për

Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, në rend dite të së cilës është debati publik me temën: Draft strategjia kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës familjare 2026-2033".

Strategjia kombëtare për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna familjare 2026-2033, siç theksohet në dokumentin e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, paraqet dokumentin e parë strategjik i cili përgatitet sipas nenit 13 të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje. Pikënisja për përpunimin e Strategjisë kombëtare, siç theksohet, është analiza e kornizës juridike kombëtare dhe ndërkombëtare, rekomandimet dhe gjetjet nga evoluimi i zbatimit të Planit të veprimit për zbatimin e konventës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në Republikën e Maqedonisë 2018-2023, rekomandimet e Grupit të ekspertëve për veprim kundër dhunës ndaj grave (GREVIO), Komiteti për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (DEDAV), dhe trupa tjerë ndërkombëtar kompetent për të drejtat e njeriut.

"Strategjia ka për qëllim të sigurojë sistem funksional, të harmonizuar dhe të qëndrueshëm për parandalim dhe mbrojtje të dhunës me bazë gjinore dhe familjare, të bazuar në të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Me të vendoset një qasje e integruar që i lidh kompetencat e ndryshme, shërbimet dhe sektorët në sistemin e përbashkët për parandalim, mbrojtje dhe mbështjetje, të bazuar mbi parimin e kujdesit të duhur. Fokus i veçantë i vihet vendosjes së mekanizmave të qëndrueshëm për koordinim, trajnim të vazhdueshëm dhe avancimin e qasjes në drejtësi dhe servise të specializuara, veçanërisht për gratë të cilat përballen me diskriminim të shumëfishtë dhe ndërsektorial", thuhet në Strategjinë kombëtare të përgatitur nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Theksohet se Strategjia është e harmonizuar me dokumentet kombëtare kyçe dhe prioritetet evropiane.

"Është pjesë e proceseve më të gjera për reformën në drejtësi, promovimin e barazisë gjinore dhe përfshirjen sociale. Në të njëjtën kohë, ajo njeh dimensionin digjital të dhunës dhe domosdoshmërinë e një qasjeje ndërsektoriale dhe moderne të bazuar në nevojat e viktimës. Duke krijuar një kuadër të qartë institucional, parashikueshmëri në planifikim dhe monitorim të rregullt të zbatimit, strategjia ofron një bazë të qëndrueshme për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes dhe përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra, siç përcaktohen në Draft - Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore ndaj Grave dhe Dhuna në Familje 2026-2033. sa/

Foto: MIA arkivi

 

Остани поврзан