Danimarka konfirmoi se Marko Rubio do të takohet me shefen daneze të diplomacisë për të folur për Genlandën
- Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen sot konfirmoi se ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Leke Rasmusen do të takohet javën e ardhshme me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio për të biseduar për Grenlandën, në kushte të tentimit të SHBA-së për ta marrë kontrollin ndaj ishullit arktik, kumtoi DPA.
Kopenhagë, 11 janar 2026 (MIA) - Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen sot konfirmoi se ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Leke Rasmusen do të takohet javën e ardhshme me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio për të biseduar për Grenlandën, në kushte të tentimit të SHBA-së për ta marrë kontrollin ndaj ishullit arktik, kumtoi DPA.
"Jemi në udhëkryq2, deklaroi Frederiksen, e cituar nga agjencia nacionale e lajmeve Ricau, në konferencën e Partisë së ssaj socialdemokrate. Ajo nuk e saktësoi lokacionin apo kohën e saktë të takimit.
Rubio paraprakisht deklaroi se planifikon të takohet me përfaqësues danezë javën e ardhshme pasi që Danimarka dhe Grenlanda kërkuan bisedime me diplomatin amerikan.
Grenlanda, me popullatë prej më pak se 57.000 banorë, në masë të madhe është autonome, por fotmalisht është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e cila është anëtare e NATO-s.
Frederiksen paralajmëroi se nëse SHBA-ja heqë dorë nga bashkëpunimi në suaza të NATO-s me kërcënim të aleatit, atëherë "gjithçka ka mbarurar".
Presidenti amerikan, Donlad Tramp në ditët e fundit e përsësriti dëhsirën e tij shumëvjepare për ta "poseduar" Grenlandën, ndërsa adminitsrata e tij nuk e përjashtoi mundësinë për përdorim të forcës ushtarake për vendosje të kontrollit, duke i cekur shqetësimet për sigurinë dhe kanosjet nga Kina dhe Rusia në rajon.
Suedia dhe Gjermania paraprakisht i kritikuan qëllimet e SHBA-së.
Kryeministri suedez, Ulf Kristerson tha se rendi botëror i bazuar në rregulla është nën kanosje serioze në dekadat e fundit.
Ndërkohë, zëvendëskancelari gjerman dhe ministër i Financave, Lars Klingbeil tha se SHBA-ja duhet ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin territorial dhe se ër të ardhmen e Grenlandës duhet të vendosin Grenlanda dhe Danimarka.
SHBA-ja i ftoi ministrat e financave të disa vendeve në Uashington, për bisedime për qasje drejt derivateve kritike. Klingbeil tha se në takime do të bisedohet edhe për ambiciet e SHBA-së për Grenlandës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp vazhdimisht kërcënonte se do ta marrë me forcë Grenlandën.
"Duhet ta marrim", tha ai.
Ai e ceku rëndësinë strategjike të ishullit dhe rritjen e kohëmëparhsme të prnaisë detare ruse dhe kineze në rajon. Diplomatët nga vendet verioro-evropiane, ndërkaq, i hodhën poshtë pohimet e Trampit për anije ruse dhe kineze në afërsi të Grenlandës", kumtoi sot "Fajnenhsëll tajms".
Në vitet e fundit nuk ka shenja për anije apo nëndetëse ruse apo kineze në rajonin e Grenlandës kumtoi gazeta, duke iu referuar dy diplomatëve të lartë me qasje drejt brifingjeve zbuluese të NATO-s.
Baza e të dhlnave për ndjekje të anijeve e Marinetraffic nuk tregon prani të anijeve ruse apo kineze në afërsi të Grenlandës.
Parlamenti i Grenlandës të premten vonë kumtoi se do të thërrasë mbledhje për të biseduar për përgjigjen e tij ndaj kërcënimeve të SHBA-së për marrje të kontrollit ndaj ishullit. ab/
Foto: ЕPА