CNA: Franca dërgon fregatë, sisteme kundër raketave dhe dronëve në Qipro
- – Presidenti qipriot Nikos Hristodilidis sot në mëngjes ishte informuar nga presidenti francez Emanuel Makron se Franca do të dërgojë në Qipro sisteme kundër raketave, sisteme kundër dronëve, njoftoi agjencia qipriote e lajmeve CNA duke iu referuar burimeve të saj, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nikozi, 3 mars 2026 (MIA) – Presidenti qipriot Nikos Hristodilidis sot në mëngjes ishte informuar nga presidenti francez Emanuel Makron se Franca do të dërgojë në Qipro sisteme kundër raketave, sisteme kundër dronëve, njoftoi agjencia qipriote e lajmeve CNA duke iu referuar burimeve të saj, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas informacioneve të njëjta, ndihma franceze është pas kërkesës së parashtruar gjatë kohës së dy bisedave telefonike të hënën, ndërsa kërkesë për dërgesë të fregatës në Qipro, Hristodulidis ka dërguar edhe te kancelari gjerman Fridrih Merc, i cili u përgjigj pozitivisht dhe shumë shpejt pritet edhe vendim zyrtar nga Qeveria gjermane.
Ndihmë për Nikozi dërgon edhe Athina, siç dje njoftoi ministri i mbrojtjes kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, ndërsa katër aeroplanë ushtarakë F-16 tashmë janë në Qipro, përderisa dy fregata lundrojnë drejt ishullit.
“Katër aeroplanë F-16 të Forcave Ajrore Greke sapo kanë zbarkuar në Qipro, pas reagimit urgjent të Qeverisë greke, si pjesë e forcimit të masave parandaluese dhe bashkëpunimit të ngushtë midis Republikës së Qipros dhe Greqisë”, shkroi zëdhënësi i Qeverisë qipriote, Konstantinos Letibiotis, në Iks, duke postuar video të aeroplanëve ushtarak.
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë dje kumtoi se “për koordinim më të mirë të aktiviteteve me Republikën e Qipros” sot do të jetë në Qipro dhe do të takohet me homologun e tij qipriot Vasilis Palmas.
Herët në mëngjes, sipas mediave qipriote ka pasur alarm të rreme në zonën Akrotiri ku janë bazat britanike.
Fillimisht ishte dërguar porosi për rrezik dhe evakuim urgjent nga zona, por dy minuta më vonë ka vijuar sqarim se bëhet fjalë për alarm të rremë. fc/
Foto: Printskrin