Buletini i MPB-së
- Më 14.11.2026, në orën 22:00, në rr. „8 Shtatori“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria N.T. (20) nga fsh. Orizarë e Sipërme, rrethina e Manastirit, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Shkup, 15 nëntor 2026 (MIA) - Më 14.11.2026, në orën 22:00, në rr. „8 Shtatori“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria N.T. (20) nga fsh. Orizarë e Sipërme, rrethina e Manastirit, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 13.11.2026, në orën 12:40, NJPB Koçan është njoftuar se në rrethrrotullimin e rrugës magjistrale Shtip-Dellçevë, J.K. (77) nga Koçani, duke drejtuar një motoçikletë „Tomos“ me targa të Koçanit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar me motoçikletë në rrugë. Në aksident, drejtuesi J.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i NJPB Koçan ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Resnjë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.Xh. (24) nga Resnja, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 08.11.2026, i denoncuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij jashtëmartesore.
Më 15.11.2026, në orën 00:35, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria D.P. (48) nga një fshat i Prilepit. Siç ka denoncuar ish-bashkëshortja e tij 42-vjeçare, ai kishte tentuar pa pëlqimin e saj ta merrte me automjet vajzën e tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Sot (15.11.2026), në orën 04:00, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „30“ në vendbanimin Ilinden, rrethina e Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të Z.B. (66) nga vendbanimi Ilinden. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit e ka shuar zjarrin. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.K. (75) nga fsh. Miletinë, Komuna e Bërvenicës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“ ndaj T.K., të dy nga fsh. Miletinë. Më 02.10.2026, pas një grindjeje paraprake, i denoncuari e kishte sulmuar me një send të mprehtë T.K. (66) nga fshati i njëjtë dhe i kishte shkaktuar lëndime.
Më 14.11.2026, në orën 20:05, SPB Shkup është njoftuar se para një qendre tregtare në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup ishin djegur dy kontejnerë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit e ka shuar zjarrin. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 14/15.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.Z. (33) dhe F.M. (28), të dy nga Shkupi, si dhe S.S. (26) nga rrethina e Gostivarit dhe A.Gj. (24) nga rrethina e Kriva Pallankës, pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një lëndë e kokërrzuar e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Sot (15.11.2026), në orën 00:30, SPB Shkup është njoftuar nga Qendra e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup se tek ata ishin sjellë me lëndime të rënda trupore nga djegiet 35-vjeçarja N.K. dhe 24-vjeçarja A.A., të dyja nga Shkupi. Sipas denoncimit, ato i kishin marrë lëndimet gjatë një feste familjare në shtëpi, pronë e M.K., nënë e N.K. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.M. (40) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 07.11.2026, rreth orës 14:30, pas një keqkuptimi paraprak rreth një kundërvajtjeje rrugore, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj B.V. (44) nga Dellçeva, ndërsa më pas ka shkuar para banesës së saj, ka trokitur në derë dhe e ka kërcënuar. Gjithashtu, në disa raste, në telefonin e saj celular i ka dërguar mesazhe SMS me përmbajtje kërcënuese.
Më 14.11.2026, në orën 23:40, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Zhdanec“ në Shkup kishte shpërthyer zjarr në një barakë në pronësi të M.R. (56) nga Shkupi, e cila është djegur plotësisht. Ekipi i Brigadës Zjarrit të Shkupit e ka shuar zjarrin, pas çka brenda është gjetur trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.11.2026, në orën 14:28, në SPB Shkup, R.V. (76) nga Shkupi ka denoncuar se në një autoservis në zonën e Kisella Vodës në Shkup ishte sulmuar me një mjet metalik nga punonjësi J.D. (55). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.11.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, E.S. (18) nga Shkupi ka denoncuar se në orën 10:00, në territorin e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga B.O. nga Kumanova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 14.11.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup, 35-vjeçarja M.E.N. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 22:10, në vendin e quajtur „Çikago“, në territorin e Bit Pazarit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga fqinjat e saj – 35-vjeçarja E.R. dhe 18-vjeçarja Sh.R. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Foto: Arkivi i MIA-s