• петок, 05 јуни 2026

Britania e Madhe dënon incidentin me dronin rus në Rumani

Britania e Madhe dënon incidentin me dronin rus në Rumani

 Londër, 29 maj 2026 (MIA) - Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër incidentin me një dron rus që mbrëmë goditi një ndërtesë banimi në Rumani, një anëtare të NATO-s, njoftoi ministrja britanike e Punëve të Jashtme Ivet Kuper në "X", duke e përshkruar incidentin si një përshkallëzim serioz.

 "Shkelja e hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia dhe sulmi ndaj një ndërtese banimi në Rumani janë veprime jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të papërgjegjshme", theksoi Kuper.

 Ajo theksoi se Mbretëria e Madhe dënon kategorikisht këtë përshkallëzim serioz që rrezikon jetët njerëzore dhe shtoi se vendi qëndron në solidaritet me Rumaninë dhe të gjithë aleatët në mbrojtjen e çdo centimetër të territorit të NATO-s.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан