Bozhinovska: Nuk do të ketë asnjë krizë, shteti ka rezerva të mazutit
- Nuk do të ketë asnjë krizë, shteti ka rezerva të mazutit, tha sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska dhe informoi se kërkesa e EMV-së për shpalljen e gjendjes së krizës do të shqyrtohet në seancën e nesërme qeveritare.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Nuk do të ketë asnjë krizë, shteti ka rezerva të mazutit, tha sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska dhe informoi se kërkesa e EMV-së për shpalljen e gjendjes së krizës do të shqyrtohet në seancën e nesërme qeveritare.
Siç infomron Bozhinivska, duke u përgjigjur në pyetjet e brifingut të sotëm me gazetarët, rezervat shtetërore do ta furnizojnë EMV-në me mazut.
"EMV-ja ka dorëzuar një letër tek Qeveria, e cila do të shqyrtohet nesër në seancën qeveritare. Nesër do të diskutojmë dhe nesër do ta dini se çfarë do të vendosim në Qeveri. Nuk do të ketë asnjë krizë, për qytetarët kjo nuk do të thotë asgjë, sepse shteti ka rezerva të naftës mazut. Kjo do të thotë se, nëse ka protesta me Greqinë dhe për më shumë se 30 ditë nuk ka mundësi për furnizim me mazut, kjo do të thotë se rezervat shtetërore do ta furnizojnë EMV-në me mazut. Nuk do të ketë ndikim në furnizim. Ka mazut në vend, nëse nuk e marrin nga Greqia, do ta marrin nga rezervat", theksoi Bozhinovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se nëse ka problem me furnizimin me mazut dhe nëse do të shpallet gjendje krize

Ministrja pret që deri në fund të javës MEPSO ta finalizojë përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë linjën e transmetimit me Shqipërinë dhe të nënshkruajë kontratën.
"Deri në fund të javës do të nënshkruhet. MEPSO sigurisht do të informojë për më shumë detaje, por me sa e di unë gjithçka ka mbaruar, priten vetëm nënshkrime zyrtare", theksoi Bozhinovksa.
Informojmë edhe se ka drejtor të ri në "Nomagas", si dhe se Marrëveshja e nënshkruar është për 22 muaj.
"Sigurohemi që gjithçka të jetë siç duhet. Ishim edhe në Serbi në takimin dypalësh, atje biseduam për Serbi - Maqedoni, kemi 23 kilometra, së bashku do të veprojmë, do të shohim për financat për Bankën botërore. Presim që deri në fund të vitit 2027 të përfundojë, do të tranzitohet Greqi-Maqedoni-Serbi", tha Bozhinovska. qa/
Foto: MIA