Bozhinovska: Koordinim i fuqishëm ndërinstitucionale për zbatim të suksesshëm të Planit për tranzicion të drejtë
- Këshilli për tranzicion të drejtë sot në mbledhje e shqyrtoi Planin vjetor për implementim të tranzicionit të drejtë për vitin 2026.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli për tranzicion të drejtë sot në mbledhje e shqyrtoi Planin vjetor për implementim të tranzicionit të drejtë për vitin 2026.
Fokusi i diskutimit ishte vendosur në atë që plani të jetë operativ dhe implementues, me aktivitete dhe projekte qartë të[ definuara, institucione përgjegjëse, kornizës kohore, resurseve të nevojshme dhe mekanizmit për ndjekje të përparimit.

"Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska theksoi se implementimi i suksesshëm në vitin 2026 kërkon koordinim i fuqishëm ndërinstitucional, role të qarta dhe përfshirje aktive të të gjitha institucioneve relevante, me raportim të rregullt për përparimin përmes Këshillit dhe grupeve të punës", kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Në takim u theksua se Plani për vitin 2026 është dokument kyç për kahëzim të aktiviteteve në procesin e tranzicionit të drejtë dhe për përmbushje të obligimeve të shtetit në kuadër të Agjendës reformuese dhe Planit për rritje, me ç'rast Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e koordinon finalizimin e tij.
"Pas diskutimit dhe harmonizimit të sotëm, Plani do të jetë gati për miratim të mëtuitjeshëm formal, me qëllim që shteti të hyjë në vitin 2026 me kahëzim të qartë, prioritete dhe fokus të përforcuar në zbatim dhe rezultate në kuadër të tranzicionit të gjelbër", paralajmëroi MEMBM. ab/
foto: МЕMBM