• петок, 20 февруари 2026

Bordi i Paqes: Vendet e Lindjes së Mesme për zgjidhje me dy shtete, kundër është Izraeli

Bordi i Paqes: Vendet e Lindjes së Mesme për zgjidhje me dy shtete, kundër është Izraeli

Uashington, 19 shkurt 2026 (MIA) - Shumica e përfaqësuesve të vendeve të Lindjes së Mesme në Bordin e Paqes shprehën sot mbështetje për zgjidhjen me dy shtete si bazë për paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe territoreve palestineze, ndërsa ministri i jashtëm izraelit Gideon Sar nuk e përmendi atë model në fjalimin e tij, por theksoi nevojën për çarmatosjen e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës.

Ministri i jashtëm maroken, Naser Burita, tha se shpresonte që "stabilizimi" i Gazës të çonte në një marrëveshje të bazuar në një zgjidhje me dy shtete.

Ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se vendi i tij mbetet "i bindur se themeli i paqes është një zgjidhje me dy shtete", ndërsa përfaqësuesi i Arabisë Saudite shprehu shpresë për një paqe që do të çonte në jetesën krah për krah të Izraelit dhe palestinezëve si dy shtete.

Kryeministri egjiptian Mustafa Madbuli ka bërë thirrje për mbështetjen e SHBA-së për një zgjidhje me dy shtete, duke vënë në dukje se vendi i tij vlerëson kundërshtimin e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj aneksimit formal të Bregut Perëndimor nga Izraeli.

Ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Xharah Xhaber el-Sabah, duke folur në arabisht, përmendi kornizën që parashikon dy shtete me "Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës". sa/

Foto: EPA

Остани поврзан