Bislimovski: EMV-ja të jetë më aktive në tregun e vogël dhe t'i shfrytëzojë centralet fotovoltaike në vend
- Të gjithë konsumatorëve të vegjël u jepet sinjali që të shkojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, ku do të sigurojnë çmime 30–40 për qind më të ulëta se ato të EMV-së. Qëllimi ynë është të reduktojmë sasinë e energjisë elektrike që e siguron EMV-ja dhe EMV-ja të jetë sa më shumë aktive në tregun e lirë, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Të gjithë konsumatorëve të vegjël u jepet sinjali që të shkojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, ku do të sigurojnë çmime 30–40 për qind më të ulëta se ato të EMV-së. Qëllimi ynë është të reduktojmë sasinë e energjisë elektrike që e siguron EMV-ja dhe EMV-ja të jetë sa më shumë aktive në tregun e lirë, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski.
Sipas tij, EMV-ja duhet të jetë shumë më aktive në tregun e vogël dhe nuk duhet të prodhojë kur mund të blejë energji elektrike me çmime shumë më të ulëta se ato të prodhimit të saj.
"Duhet të lirohemi nga mendësia se EMV-ja duhet vetëm të prodhojë. Në momentet kur çmimi i energjisë elektrike në tregun e vendit dhe të rajonit është më i ulët se çmimi i prodhimit të EMV-së, është më logjike që EMV-ja të blejë energji elektrike në tregun e lirë për të ulur shpenzimet e saj, ndërsa gjithashtu të shfrytëzojë panelet fotovoltaike të ndërtuara me gjithsej 1,200 megavat. Kemi centrale fotovoltaike që shesin në tregun e lirë, shesin tek furnizues të tjerë dhe tregtarë të energjisë elektrike, ndërsa të cilët më pas e shesin tek konsumatorët. EMV-ja duhet të mendojë në këtë drejtim, të kryejë blerje të energjisë elektrike që jo vetëm të jenë më të ulëta se çmimi i saj i prodhimit, por edhe më të ulëta se çmimi me të cilin EMV-ja i shet energjinë EVN Home. Veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe verës është e mundur për këtë, duke pasur parasysh numrin e madh të paneleve fotovoltaike në vend. Me një çmim korrekt që EMV-ja do t’ua ofronte, do të kemi një strukturë kostosh të qëndrueshme dhe të parashikueshme për EMV-në në lidhje me blerjen dhe prodhimin e energjisë elektrike", theksoi Bislimovski.
Ai vlerësoi se EMV-ja siguron çmim prej 65 euro për megavat orë, i cili krahasuar me çmimet e bursës së djeshme është dy herë më i ulët.
Bislimovski është i vendosur se, duke pasur parasysh sfidat e vitit të ardhshëm që varen, kryesisht, nga gjeopolitika, është siguruar një çmim i qëndrueshëm i energjisë elektrike për amvisëritë në vend. Aktualisht, shtoi ai, çmimi i gazit natyror në Evropë është rreth 27–28 euro për megavat-orë, që është i favorshëm.
Në lidhje me shpalljen e gjendjes së krizës, KRRE-ja, tha Bislimovski, ka përfaqësuesin e vet. qa/
Foto: MIA