Birol: Rezervat komerciale të naftës po shterojnë me shpejtësi, kanë mbetur vetëm disa javë
- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetik;s, Fatih Birol, tha se rezervat komerciale të naftës po shterohen me shpejtësi në kontekstin e luftës në Iran dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, dhe se këto rezerva kanë vetëm edhe disa javë.
Paris, 18 maj 2026 (MIA) – Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetik;s, Fatih Birol, tha se rezervat komerciale të naftës po shterohen me shpejtësi në kontekstin e luftës në Iran dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, dhe se këto rezerva kanë vetëm edhe disa javë.
Birol në takimin e G7 në Paris gjithashtu tha se lirimi i rezervave strategjike të naftës i ka shtuar tregut 2.5 milionë fuçi naftë në ditë, por theksoi se këto rezerva nuk janë të pakufizuara.
Ministrat e financave të Grupit shtatë (G7) të kombeve më të industrializuara po takohen sot në Paris për bisedime dyditore me qëllim që të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të ndikojë negativisht në perspektivat ekonomike globale.
Franca, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të G7, përballet me sfidën e ruajtjes së dialogut mes tensioneve tregtare të shkaktuara nga politikat tarifore të presidentit amerikan Donald Tramp, së bashku me paqëndrueshmërinë gjeopolitike në rritje.
Një pikë kyçe në agjendë është zvogëlimi i varësisë nga dominimi i Kinës në mineralet e rralla të tokës. ls/
Foto: EPA