• четврток, 21 ноември 2024

Bi-Bi-Si: Dhjetë arsyet pse mund të fitojnë edhe Trampi edhe Harisi

Bi-Bi-Si: Dhjetë arsyet pse mund të fitojnë edhe Trampi edhe Harisi

Londër, 4 nëntor 2024 (MIA) - Një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gara për Shtëpinë e Bardhë është në udhëkryq- si në nivel kombëtar ashtu edhe në çdo shtet të SHBA-së individualisht, shkruan Bi-Bi-Si, me vlerësimin se anketat janë aq të ngushta sa që edhe kandidati republikan edhe ai demokrat, Donald Tramp dhe Kamala Haris do të mund të fitojnë me një ose dy pikë.

Siç thuhet, ekzistojnë pesë argumente të besueshme pse secili mund të ketë një avantazh.

Servisi britanik së pari analizon pse Trampi mund të fitojë dhe cili është argumenti "PËR" edhe pse ai nuk është në pushtet dhe për shkak se ekonomia është çështja numër një për votuesit dhe se shumica e amerikanëve luftojnë çdo ditë me rritjen e kostos së jetesës.

"Inflacioni pas pandemisë ka arritur nivele të papara që nga vitet 1970-të duke i dhënë mundësinë Trampit që të pyes votuesit "Nëse janë më mirë tani apo para katër viteve"?

Vetëm një e katërta e amerikanëve thonë se janë të kënaqur nga drejtimi në të cilin lëviz vendi dhe dy të tretat kanë perspektivë të dobët ekonomike. "Haris po mundohet të jetë kandidate e ashtuquajtur për ndryshime", thekson Bi-Bi-Si. 

Si një arsye tjetër “PËR" theksohet se Trampi duket se nuk është imun ndaj lajmeve të këqija, gjegjësisht thuhet se nga njëra anë demokratët pretendojnë se nuk është i përshtatshëm për kompaninë presidenciale, republikanët pretendojnë se është viktimë politike e "gjuetisë së shtrigave".

“Duke pasur parasysh faktin se të dyja palët janë kaq të rrënjosura, ai thjesht duhet të fitojë mbi një pjesë mjaft të vogël të votuesve të papërcaktuar”, thuhet në raport.

Arsyeja e tretë pse Trampi ka mundësi të fitojë në zgjedhje është se rezonojnë paralajmërimet e tij për emigracionin e paligjshëm, gjegjësisht përveç gjendjes ekonomike, zgjedhjet shpesh vendosen nga çështja që tërheq më shumë emocionalisht votuesit.

Thuhet se demokratët shpresojnë se është çështja e abortit, ndërsa Trampi po “luan” me çështjen e emigracionit.

Arsyeja e katërt që Trampi mund të fitojë është se shumë më tepër njerëz nuk kanë diploma se sa kanë dhe se apeli i Trampit për votuesit që ndihen të harruar dhe të lënë pas, po e transformon politikën amerikane me transformimin e njësisë zgjedhore tradicionale demokratike si punëtorët e sindikatave në njësinë zgjedhore republikane. 

Thuhet se nëse pjesëmarrja rritet në zonat rurale dhe periferike të të ashtuquajturave swing shtete, kjo mund të kompensojë humbjen e republikanëve të matur në kolegj.

Ndërsa si arsye e fundit pse kandidati republikan mund të fitojë zgjedhjet, Bi-Bi-Si thekson se ai shihet si një njeri i fortë në një botë të paqëndrueshme dhe se ai ende e sheh këtë si një forcë dhe thekson se gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë ai nuk filloi luftërat e mëdha.

Bi-Bi-Si ka ndarë pesë arsyet madje pse Haris mund të fitonte ku e para është se "ajo nuk është Trampi" i cili pavarësisht nga pikat e tij të forta mbetet një figurë thellësisht polarizuese - katër vjet më parë ai fitoi një numër rekord votash për një kandidat republikan, por u mposht sepse shtatë milionë amerikanë të tjerë dolën për ta mbështetur Bajdenin. 

Thuhet se këtë herë Haris po luan me faktorin e frikës së kthimit të Trampit duke e quajtur atë një "fashist" dhe një kërcënim për demokracinë dhe duke premtuar se do të largohet nga "drama dhe konflikti".

Si një arsye tjetër pse Haris mund të fitojë zgjidhet, thuhet se ajo nuk është "një Bajden" - demokratët u përballën me humbje të sigurt kur Bajdeni u largua nga gara për president dhe se partia ishte e bashkuar në dëshirën për ta mposhtur Trampin, shpejt u mblodh rreth Harisit.

“Ndërsa republikanët e lidhën atë me politikat jopopullore të Bajdenit, Haris i bëri të tepërta disa nga linjat e tyre të sulmit specifik për Bajdenin”, thuhet në raport.

Arsyeja e tretë në favor të Harisit është se ajo mbron të drejtat e grave, veçanërisht të drejtat e abortit, që thuhet se është një çështje që mund të shkojë te votuesit dhe të ketë një ndikim real në rezultatin e votimit.

“Këtë herë, 10 shtete, duke përfshirë Arizonën, do të kenë iniciativa për fletëvotimet që pyesin votuesit se si duhet të rregullohet aborti, gjë që mund të rrisë pjesëmarrjen në favor të Harisit. Natyra historike e përpjekjes së saj për t'u bërë presidentja e parë femër mund të shtojë gjithashtu epërsinë e saj të rëndësishme mes votuesve femra”, njofton Bi-Bi-Si. 

Arsyeja e katërt është se votuesit e Harisit, të tillë si ata me arsim të lartë dhe më të moshuarit, kanë më shumë gjasa të dalin të votojnë.

Kjo mbështetet edhe me faktin se në fund të fushatës, demokratët po ecin më mirë në grupet me pjesëmarrje të lartë, ndërsa Trampi ka avancuar në grupe relativisht të ulëta, si të rinjtë dhe ata pa diplomë fakulteti.

Si arsye e fundit, e pestë pse Haris mund të fitojë zgjedhjet, Bi-Bi-Si thekson se ajo ka mbledhur dhe shpenzuar më shumë para për fushatën - ajo ka mbledhur më shumë që kur u bë kandidate në korrik se sa Trampi në të gjithë periudhën nga janari i vitit 2023, tregon analiza e Financial Services e cila gjithashtu thotë se fushata e saj shpenzoi gati dy herë më shumë për reklama.

"Kjo mund të luajë rol të madh në një garë të ngushtë që përfundimisht do të vendoset nga votuesit në swing shtetet që për momentin janë bombarduar me reklama politike," thuhet në analizën e Bi-Bi-Si. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан