Bexheti: Duhet konsolidim gradual dhe të arrijmë konvergjencë fiskale, e cila është një nga kushtet për t'u afruar drejt Bashkimit Evropian
- Vlerësimi i kushteve dhe rreziqeve makroekonomike, formulimi i politikave fiskale, monitorimi dhe mbikëqyrja e rregullave fiskale janë tre shtyllat kryesore të Këshillit fiskal në vend. Kryetari i Këshillit fiskal, akademiku Abdulmenaf Bexheti, i cili, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me rektorin e Universitetit "Goce Delçev" (UGD)-Shtip, Dejan Mirakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se stabiliteti makroekonomik është parakusht për gjithçka, ndërsa pastaj shfaqen pasojat e mbingarkesës me borxhe. Trendi i uljes nuk është specifikuar, por pritet të jetë deri në 54 për qind.
Shtip, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Vlerësimi i kushteve dhe rreziqeve makroekonomike, formulimi i politikave fiskale, monitorimi dhe mbikëqyrja e rregullave fiskale janë tre shtyllat kryesore të Këshillit fiskal në vend. Kryetari i Këshillit fiskal, akademiku Abdulmenaf Bexheti, i cili, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me rektorin e Universitetit "Goce Delçev" (UGD)-Shtip, Dejan Mirakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se stabiliteti makroekonomik është parakusht për gjithçka, ndërsa pastaj shfaqen pasojat e mbingarkesës me borxhe. Trendi i uljes nuk është specifikuar, por pritet të jetë deri në 54 për qind.
"Trendi i uljes nuk është specifikuar, por sipas hulumtimeve tona shkencore ai lëviz nga 52 deri në 54 për qind në krahasim të strukturës dhe kapacitetit të ekonomisë së Maqedonisë. Dhe përveç asaj që kufiri formal është 60 për qind, tani jemi mbi 60 për qind, dhe duhet të konsolidohet gradualisht dhe po shkojmë drejt kësaj", tha Bexheti.
Potencoi se Këshilli fiskal jep udhëzimet, raportet dhe analizat e tij me qëllim përmirësimin e situatës aktuale në vend.
"Këshilli fiskal jep udhëzime, raporte, analiza. Të gjitha këto janë publikuar në ueb faqen tonë të internetit, ndërsa udhëzimet janë që duhet të ketë konsolidim gradual dhe që të arrijmë konvergjencë fiskale, e cila është një nga kushtet për t'u afruar me Bashkimin Evropian", deklaroi Bexheti.
Ai shtoi se normat e interesit janë shumë të larta dhe kjo do të thotë se çdo herë që norma e interesit është mbi rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) real, kjo është humbje për ekonominë. rq/
Foto: MIA