BERZH emëroi drejtor të ri për EJL, me seli në Beograd
- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka emëruar Zhegozh Zelinskin drejtor të ri ekzekutiv për Evropën Juglindore (EJL) duke filluar nga 1 qershori i vitit 2026, ndërsa aktivitetet do t'i kryejë nga selua e Beogradit - njoftoi BERZH.
Beograd, 20 maj 2026 (MIA) - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka emëruar Zhegozh Zelinskin drejtor të ri ekzekutiv për Evropën Juglindore (EJL) duke filluar nga 1 qershori i vitit 2026, ndërsa aktivitetet do t'i kryejë nga selua e Beogradit - njoftoi BERZH.
"Në rolin e tij të ri Zelinski do të jetë me selinë në Bnkën për Evropën Juglindore në Beograd dhe do t'i udhëheq aktivitetet në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, Rumaninë, Bullgarinë dhe Greqinë. Ai e trashëgon Sharlot Ruhe, e cila largohet në qershor në pension pasi që e ka drejtuar gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore", thuhet në komunikatë.
Si drejtor ekzekutiv Zelinski do ta udhëheqë angazhimin e BERZH-it në rajonin e Evropës Juglindore, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet publike, sektorin privat dhe shumë partnerë me qëllim përmirlsimin e investimeve, dialogun politik dhe aktivitetet reformuese në gjithë Evropën Juglindore, publikoi BERZH.
Zilinski, shtetas i Polonisë i është bashkuar BERZH-it në vitin 1996 nga "Ernst dhe Jang".
BERZH-i njoftoi se në Serbi janë investuar më shumë se 10 miliardë euro nga viti 2001 përmes pothuajse 400 projekteve. mb/
Foto: sajti i BERZH