• петок, 20 февруари 2026

BE-ja nuk do të jetë anëtare e Bordit për Paqe të Trampit, por do të marrë pjesë në takim si vëzhgues

BE-ja nuk do të jetë anëtare e Bordit për Paqe të Trampit, por do të marrë pjesë në takim si vëzhgues

Bruksel,16 shkurt 2026 (MIA) - Eurokomisarja për Mesdheun, Dubravka Shuica, do të udhëtojë në Uashington për të marrë pjesë si vëzhguese në takimin e Bordit për Paqen, i formuar nga presidenti amerikan Donald Tramp. Komisioni Evropian nuk do të bëhet anëtar i këtij organi, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Gijom Mersie.

"Komisioni Evropian nuk do të bëhet anëtar i Bordit për Paqen, por ne marrim pjesë në këtë takim si pjesë e angazhimit tonë afatgjatë për zbatimin e armëpushimit në Gazë, si dhe për rolin tonë në përpjekjet ndërkombëtare për mbështetjen e rikonstruimit dhe rikonstrumit të pasluftës në Gazë",  tha Mersie, sipas mediave britanike.

Presidenti amerikan ka thirrur takimin inaugurues të Bordit për Paqen në Washington për të enjten, më 19 shkurt, me fokus kryesor mbledhjen e fondeve për rikonstruimin e Gazës.

Në takim do të marrijn pjesë liderë botërorë që kanë pranuar ftesën e Donald Trampit për t'u bashkuar me Bordin, si dhe anëtarë të komitetit ekzekutiv që do të mbikqyrin menaxhimin, sigurinë dhe rindërtimin e Gazës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан