• вторник, 13 јануари 2026

BE-ja me siguri mbetet pa vend në "Këshillin e paqes" për Gazën e Trampit

BE-ja me siguri mbetet pa vend në

Bruksel, 12 janar 2026 (MIA) - Mes anëtarëve të "Këshillit për paqe" për Gazën që pritet t'i propozojë presidenti amerikan Donald Tramp do të jenë presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Fridrih Merc dhe kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, por në të nuk do të ketë ulëse për përfaqësues të Bashkimit Evropian, publikoi "Tajms"-i londinez, duke iu referuar deklaratës së një zyrtari të BE-së.

BE-ja shprehu interesim për pjesëmarrje në "Këshill" që nga vendimi për formimin e tij me Rezolutën 2803 të Këshillit për sigurim të KB-së nga nëntori i vitit 2025. Sipas rezolutës "Këshilli" do ta ketë për detyrë ta mbështesë administratën, rimëkëmbjen ekonomike dhe rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës.

Eurokomisarja për Mesdheun, Dubravks Shuica atëherë tha se BE-ja duhet të prezantohet në këtë trup kalimtar që e propozoi Trampi në planin e tij prej 20 pikash për Gazën.

"Nëse flasim për fer-plej, atëherë me siguri duhet të kemi vend në këtë "Këshill". Ne jemi më të mëdhenjtë, jo vetëm donatorë, por edhe lojtarë. Ne jemi fqinjët e tyre më të afërt. Prandaj mendoj se duhet të kemi vend në këtë "Këshill", tha Shuica një ditë pas miratimit të Rezolutës 2803.

Por, sipas informatave të fundit, Trampi nuk parashikon vend të veçantë  për BE-në në "Këshill", që siç vlerësojnë mediat e Belgjikës krijon një "ndjenjë të re të pakëndshme në Bruksel".

Kjo është përveç faktit se BE-ja aktualisht mbetet mbështetësi më i madh financiar i Autoritetit Palestinez, i cili, sipas planit të Trampit, duhet të marrë përsipër menaxhimin e Rripit të Gazës.

"Me "Këshillin për paqe" për Gazën do të kryesojë ish ministri bullgar i punëve të jashtme dhe i mbrojtjes dhe eurodeputet, si dhe ish përfaqësuesi special i KB-së për Procesin paqësor të Lindjes së Mesme dhe për Irakun, Nikollaj Mladenov, ndërsa "anëtarët e tij" me të drejtë të plotë, sipas "Aksios", Trampi do t'i publikojë gjatë kësaj jave.

Pritet në të, përveç Trampit, të marrin pjesë rreth 15 udhëheqës botëror, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe, Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Turqinë.

"Këshilli" do të synojë të mbikëqyrë formimin e një qeverie të ardhshme teknokratike palestineze dhe procesin e rindërtimit të Gazës. sa/

Foto: MIA Arkivi

Тагови

Остани поврзан