BE-ja e gatshme të propozojë sanksione të reja ndaj Iranit dhe ta shpall Gardën revolucionare iraniane për organizatë terroriste
- Bashkimi Evropian është i gatshëm të propozojë sanksione të reja më të ashpra për shkak të shtypjes së dhunshme të demonstratave në Iran, si dhe përfshirjen e Gardës revolucoionare iraniane në listën e vet të organizatave terroriste, paralajmëroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Anuar el Anuni.
Bruksel, 12 janar 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian është i gatshëm të propozojë sanksione të reja më të ashpra për shkak të shtypjes së dhunshme të demonstratave në Iran, si dhe përfshirjen e Gardës revolucoionare iraniane në listën e vet të organizatave terroriste, paralajmëroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Anuar el Anuni.
"Bashkimi Evropian ka kornizë juridike të orientuar ndaj sanksionimit të autorëve të një sërë shkeljeve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut, në bazë të së cilës gjatë viteve të kaluara janë ndërmarrë masa kundër një numri të caktuar të subjekteve dhe individëve në Iran", tha El Anuni.
Kur bëhet fjalë konkretisht për sanksionimin e Gardës revolucionare iraniane, ai përkujtoi se tashmë ajo është tërësisht e përfshirë me regjimin e sanksioneve që lidhen me ndalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit masiv, ndërsa përfaqësuesit e saj janë gjithashtu nën sanksione për shkelje të të drejtave të njeriut, lidhje me programet bërthamore dhe balistike iraniane, si dhe për mbështetjen e agresionit rus kundër Ukrainës.
"Tani shqyrtohet mundësia e përfshirjes së Gardës revolucionare iraniane në listën e organizatave terroriste, e njohur edhe si lista terroriste e BE-së. Kjo po diskutohet në prapavijë midis shteteve anëtare sipas rregullave të besueshme, siç edhe është përcaktuar dhe nuk mund të hyjmë në hollësira në këtë pikëpamje. Megjithatë, sipas rregullave të përgjithshme në lidhje me sanksionet dhe regjimin e sanksioneve të BE-së, ato duhet të miratohen me vendim të shteteve anëtare me konsensus", shtoi El Anuni.
Kur bëhet fjalë për qasjen politike të BE-së ndaj Iranit, El Anuni theksoi se ajo gjithmonë ka qenë e bazuar në parimin e "angazhimit kritik".
"Kjo do të thotë të jesh kritik aty ku është e nevojshme dhe i gatshëm të angazhohesh kur interesat tona përputhen", shtoi Al Anuni. bsh/
Foto: MIA arkiv