• петок, 06 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Begaj në "The Aqaba Process Balkans Forum III": Terrorizmi është kërcënim i përbashkët dhe kërkon prëgjigje të përbashkët

Begaj në

Tiranë, 4 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në samitin "The Aqaba Process Balkans Forum III", që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit, duke e cekur rëndësinë e "përgjegjësisë, solidaritetit dhe përkushtimit tëpërbashkët para çdo lloj kërcënimi dhe sfide".

"Terrorizmi nuk njeh kufij, kombësi, fe apo përkatësi etnike. Ai është një kërcënim i përbashkët dhe kërkon një përgjigje të përbashkët. Shqipëria është një partner rajonal dhe global i besueshëm, me një kontribut të qenësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Ne besojmë se paqja dhe siguria afatgjatë arrihen vetëm përmes bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar dhe përgjegjësisë së përbashkët", u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Përballë kërcënimeve që nuk njohin kufij, bëri thirrje Begaj, le të riafirmojmë qëllimin tonë të përbashkët, të veprojmë me vendosmëri dhe mirëkuptim me qëllim që të mbrojmë të drejtat themelore të njeriut për paqe dhe siguri.

Presidenti Begaj i njohu pjesëmarrësit në samit me strategjitë e miratuara nga Shqipëria, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të cilat ofrojnë një model të qasjes gjithëpërfshirëse, ku futen institucionet shtetërore, shoqëria civile, klerikët dhe komuniteti.

Ai e konsideroi histori suksesi përvojën e Shqipërisë në parandalimin e planeve me qëllim aktet terroriste.

"Përmes Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Shqipëria është transformuar në një model ekspertize rajonale. Praktika jonë për parandalimin, rehabilitimin, riintegrimin, risocializimin dhe mosangazhimin është njohur ndërkombëtarisht si praktikë e mirë nga partnerët tanë strategjik", theksoi ai.

Ai bëri të ditur së këtë përvojë Shqipëria e ka ndarë me vende partnere në rajon dhe në botë.

Samitin e nismës së "Aqaba Process" për sigurinë në Ballkan, Presidenti Begaj e vlerësoi si proces angazhimi dhe mundësi për ndërtimin e një qasjeje të integruar dhe proaktive në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky samit në Sofje qe bashkëorganizohet nga mbreti i Jordanisë, Madhërisë së Tij Abdullah II dhe presidenti Bullgar Radev vjen pas samitit që u mbajt në Tiranë në vitin 2018.

Nisma e Procesit Akabas e ndërmarrë nga Madhëria e Tij, mbreti Abdullah II i Jordanisë synon ruajtjen e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ideologjive ekstremiste dhe radikalizimit nëpërmjet qasjes gjithëpërfshirëse.

 

Foto: Begaj në Fejsbuk

Остани поврзан