• среда, 15 април 2026

Bashkëshortja e kryeministrit Hristijan Mickoski në samitin global për avancimin e arsimit dhe aftësitë digjitale, të organizuar nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Tramp

Bashkëshortja e kryeministrit Hristijan Mickoski në samitin global për avancimin e arsimit dhe aftësitë digjitale, të organizuar nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Tramp

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Bashkëshortja e kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, Rozi Mickoska e vazhdoi pjesëmarrjen e saj në samitin global në Shtëpinë e Bardhë, në organizim të zonjës së parë të SHBA-së, Melania Tramp, të përqëndruar në rolin e intelegjencës artificiale dhe arsimit.

Siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, kjo ngjarje, brenda iniciativës “Fostering the Future Together”, paraqet një samit historik si mbledhja më e madhe ndërkombëtare e organizuar nga një zonjë e parë e SHBA-së, ku morën pjesë përfaqësues nga 45 vende dhe kompani kryesore teknologjike.

Në kuadër të Samitit, bashkëshortja e kryeministrit, Rozi Mickoska, zhvilloi bisedë të shkurtër dhe shkëmbeu mendime me Zonjen e Parë të SHBA-së, Melania Tramp, si dhe me zonjën e parë të Francës, Brizhit Makron.

Ngjarja ishte e fokusuar në avancimin e arsimit, aftësive digjitale dhe përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale për mbështetje të fëmijëve në mbarë botën.

“Është një nder i veçantë për mua të pres sot një grup kaq mbresëlënës liderësh. 45 prej jush udhëtuan nga çdo cep i planetit për të përfaqësuar kombet e tyre si pjesë e këtij koalicioni të ri. Së bashku kultivojmë të ardhmen. Misioni ynë, të fuqizojmë fëmijët përmes teknologjisë dhe arsimit, është i realizueshëm,” theksoi zonja e parë e SHBA-së në fjalimin e saj.

Moment kryesor ishte prezantimi i robotit humanoid i prodhuar në SHBA, i cili publikisht u adresua dhe komunikoi me të pranishmit, duke treguar kapacitetet e robotikës së avancuar dhe inteligjencës artificiale.

Kjo pjesë e programit ishte konceptuar si simbol i përparimit teknologjik dhe rolit të SHBA-së në zhvillimin e inovacionit.

Ngjarja në Shtëpinë e Bardhë shërbeu si një platformë për lidhje ndërkombëtare, shkëmbim ideash dhe demonstrim të arritjeve teknologjike, me theks në të ardhmen dhe bashkëpunimin global, qëndron në kumtesë. bsh/

Foto: Qeveria e RMV-së

Остани поврзан