Bajdeni nuk do të negociojë publikisht me Izraelin lidhur me Iranin
- – Presidenti amerikan Xho Bajden tha se nuk do të negociojë publikisht kur e pyetën nëse i ka bërë thirrje Izraelit që të mos i sulmojë stacionet iraniane të naftës.
Uashington, 4 tetor 2024 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden tha se nuk do të negociojë publikisht kur e pyetën nëse i ka bërë thirrje Izraelit që të mos i sulmojë stacionet iraniane të naftës.
Izraeli, njëherësh, vendos si të përgjigjet në sulmin e madh me raketa të cilin Teherani e ka kryer kundër tij të martën. Burime jozyrtare të afërta me qeverinë izraelite thonë se cak mund të jenë stacionet iraniane të naftës.
Bajdeni tashmë publikisht tha se në përgjigjen e tij e këshillon Izraelin që të mos i sulmojë stacionet iraniane bërthamore. Në pyetjen e gazetarëve nëse do t’i bëjë thirrje Izraelit që të mos i sulmojë stacionet iraniane të naftës, ai tha: “E di që nuk ka nevojë të negociohet publikisht”. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s