Bagei: Bisedimet e Iranit me SHBA-në vazhdojnë me ndërmjetësim të Pakistanit
- Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei sot deklaroi se bisedimet me SHBA-në vazhdojnë me ndërmjetësimin e Pakistanit.
Teheran, 18 maj 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei sot deklaroi se bisedimet me SHBA-në vazhdojnë me ndërmjetësimin e Pakistanit.
Në intervistë për agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve Tesnim, Bagei tha se ngushtica e Hormuzit është rrugë shumë e rëndësishme ujore për tërë botën dhe shtoi se Irani çdo herë ka investuar përpjekje të mëdha për ta mbrojtur komunikacionin rrugor të kësaj rute lundrimi.
"Ne vazhdojmë të përpiqemi të sigurojmë që komunikacioni nëpër ngushticën e Hormuzit të zhvillohet me siguri të plotë. Sulmi i SHBA-së dhe regjimit zionist që ndodhi më 28 mars na shtyu të ndërmarrim masa për mbrojtjetë sigurisë sonë nacionale dhe kjno është e lejuar", tha Bagei dhe shtoi se ngushtica e Hormuzit ndodhet në ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit dhe të dy vendet konsiderojnë se janë të obliguara të sigurojnë komunikacion të sigurt detar në atë rutë.
Si përgjigje ndaj publikimit të raporteve për qëllimin e EBA-së për ta sulmuar Irnain dhe vizitës së funksionarëve izraelitë në EBA, Bagei tha se Irani nuk do të lejojë raporte të ndryshme ta shtyjnë ta harrojë faktin se cili është kërcënimi kryesor.
"Nuk jemi armiq të asnjë vendi në rajon dhe jemi fqinj me të gjithë. U bëjmë thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm për shkak të komploteve nga anash me qëllim të krijimit të ndarjeve", tha Bagei.
Ai tha se është e natyrshme që secili vend bregdetar të marrë pagesë kompensime për shërbimet që i jep, por çështja kryesore është të sigurohet kalim i sigurt me ruajtje të sigurisë nacionale.
"Ngjarjet që ndodhën nga marsi kanë bazë juridike. Për Irnain dhe Omanin, si dy vende bregdetare, vendosja e mekanizmit për kalim të sigurt, i bazuar në të drejtën ndërkombëtare gjithsesi se nënkupton shpenzime", tha Bagei. ab/
Foto: МIА arkivi