Autoritetet britanike thonë se një tanker u godit nga një projektil pranë Katarit
- Një projektil goditi një tanker pranë bregut të Katarit, njoftoi herët në mëngjes Qendra e operacioneve tregtare detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Bejrut, 1 prill 2026 (MIA) - Një projektil goditi një tanker pranë bregut të Katarit, njoftoi herët në mëngjes Qendra e operacioneve tregtare detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Autoriteti kumtoi se mori një raport për një incident 17 milje detare (31,5 kilometra) në veri të Dohas në orën 22:35 sipas Griniç.
"Oficeri i sigurisë i kompanisë raportoi se tankeri u godit nga një projektil i panjohur në anën e majtë, duke shkaktuar dëme në trupin mbi vijën e ujit. Ekuipazhi raportohet se është i sigurt. Nuk ka ndikim në mjedisin jetësor", kumtoi UKMTO në paralajmërimin.
Më parë, një cisternë e madhe kuvajtiane me naftë u sulmua pranë bregut të Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik natën e kaluar. Ajo ishte shënjestër e një sulmi iranian ndërsa ishte e ankoruar në portin e Dubait.
Gjiri është nikoqir i porteve kyçe dhe objekteve për ngarkimi dhe ndodhet në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, një pikë kritike për dërgesat globale të naftës dhe gazit.
Irani, i cili është sulmuar nga forcat amerikane dhe izraelite për më shumë se katër javë, në javët e fundit ka nisur kërcënime dhe sulme që kanë ndërprerë transportin detar në rrugën ujore strategjike. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s