Australia do të fillojë hetim për antisemitizëm pas sulmit në plazhin Bondaj
- Australia do të nisë sot një hetim të udhëhequr nga qeveria për antisemitizmin pas sulmit në fesën për Hanuka në plazhin Bonaji në Sidnei, ku u vranë 15 persona.
Sidnei, 24 shkurt 2026 (MIA) - Australia do të nisë sot një hetim të udhëhequr nga qeveria për antisemitizmin pas sulmit në fesën për Hanuka në plazhin Bondaj në Sidnei, ku u vranë 15 persona.
Masakra e plazhit Bondaj tronditi vendin, i cili ka ligje të rrepta për armët dhe ka nxitur thirrje për kontrolle më të rrepta dhe masa më të ashpra kundër antisemitizmit.
Policia beson se sulmuesit, baba dhe bir, u frymëzuan nga grupi i Shtetit Islamik.
Komisioni mbretëror, organi hetimor më i fuqishëm qeveritar i Australisë që mund t'i detyrojë qytetarët të japin dëshmi, do të drejtohet nga gjyqtarja në pension Virxhinia Bell.
Komisioni do të vlerësojë ngjarjet që lidhen me të shtënat, si dhe gjendjen e antisemitizmit dhe kohezionit social në Australi, ndërsa pritet të paraqesë gjetjet e tij deri në dhjetor të këtij viti. mb/
Fptp: EPA