Asistent digjital në ueb-faqen e Kuvendit për personat me aftësi të kufizuar
- Në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit janë integruar teknologji të avancuar të aksesueshmërisë që garantojnë përdorim më të lehtë dhe të barabartë për personat me aftësi të kufizuara, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Kuvendit.
Shkup, 20 dhjetor 2025 (MIA) - Në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit janë integruar teknologji të avancuar të aksesueshmërisë që garantojnë përdorim më të lehtë dhe të barabartë për personat me aftësi të kufizuara, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Kuvendit.
Nga atje theksojnë se përmes këtij avancimi, platforma digjitale e Kuvendit tashmë ofron mekanizëm që e lehtëson qasjen për persona me aftësi të kufizuara vizuale, motorike dhe njohëse, duke e bërë informacionin parlamentar më të kuptueshëm, më të navigueshëm dhe më pranë qytetarit.
"Ky investim, që është në përputhje me Direktivën Evropiane EN 301 549 dhe standardet WCAG 2.1, ndjek praktikat më të mira të qeverisjes digjitale dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Prandaj I njejti, nuk është vetëm përmirësim teknik, por një shprehje e qartë e angazhimit për transparencë, digjitalizim, inkluzivitet qytetar dhe demokraci më funksionale. Kur informacioni është i qasshëm, edhe institucionet bëhen më të hapura dhe më të besueshme", thuhet në informacionin. ls/
Foto dhe video/ Kuvend