• сабота, 23 мај 2026

Arrestohet djali i themeluesit të "Mango" nën dyshimin për përfshirje në vdekjen e babait të tij

Arrestohet djali i themeluesit të

Madrid, 19 maj 2026 (MIA) – Policia spanjolle sot e arrestoi Xhonatan Andik, djalin e miliarderit të ndjerë dhe themeluesit të shtëpisë së famshme të modës "Mango", Isak Andik, nën dyshimin për përfshirje të mundshme në vdekjen e babait të tij.

Themeluesi i markës botërore të modës, 71-vjeçari Isak Andik, e humbi jetën në dhjetor të vitit 2024 pasi ra nga një shkëmb rreth 150 metra i lartë gjatë një shëtitjeje malore në afërsi të Barcelonës së bashku me djalin e tij 45-vjeçar, Xhonatan Andil, i cili gjithashtu ishte dëshmitari i vetëm i ngjarjes tragjike. Disa javë pas aksidentit, policia e mbylli hetimin fillestar, por e riaktivizoi atë në mars 2025, ndërsa në tetor të po atij viti konfirmoi zyrtarisht se vdekja e miliarderit po trajtohet si një vrasje e mundshme.

Zëdhënësi i policisë rajonale kumtoi se Xhonatan Andik sot është dërguar në gjykatën në Martorell, qytet në lindje të Spain ku po zhvillohet hetimi për këtë rast. Andik është djali më i madh i themeluesit të "Mango" dhe kryen funksionin e nënkryetarit të Bordit Drejtues të kompanisë.

Shtëpia e Modës "Mango"  është një nga zinxhirët më të mëdhenj spanjollë dhe evropianë të shitjes me pakicë, i cili ka rreth 2.900 dyqane në 120 vende të botës, përfshirë edhe dy objekte shitjeje në Beograd. Dyqani i parë i markës u hap në Barcelonë në vitin 1984, ndërsa sipas raporteve financiare, kompania në vitin 2025 ka realizuar të ardhura prej rreth 3,8 miliardë euro. ls/

Foto: EFE

 

Остани поврзан