• петок, 22 ноември 2024

Arrestohet babai i vrasësit masiv nga Mlladenovaci, paraprakisht edhe gjyshi dhe daja, ndërsa babait të vrasësit të fëmijëve i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh

Arrestohet babai i vrasësit masiv nga Mlladenovaci, paraprakisht edhe gjyshi dhe daja, ndërsa babait të vrasësit të fëmijëve i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh

Beograd, 10 maj 2023 (MIA) - Në Serbi vazhdojnë arrestimet e personave që kanë lidhje dhe që dyshohen si fajtorë për dy vrasjet masive në Beograd dhe rrethinat e Mlladenovacit, ndaj pas arrestimit të babait të vrasësit masiv 13 vjeçar Kosta K. policia e arrestoi sot babain e 20 vjeçarit Urosh B. lidhur me vrasjet masive në rrethinën e Mlladenovacit, pasi paraprakisht ishin arrestuar daja dhe gjyshi i tij, njofton korrespondentin i MIA-s nga Beogradi.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, është arrestuar babai i të dyshuarit për vrasjen masive në rrethinën e Mlladenovacit, i cili dyshohet për për prodhim pa leje, mbajtje dhe tregtim të armëve dhe lëndëve eksplozive. 

"Me bastisje të banesës dhe hapësirave të tjera që i shfrytëzonte i akuzuari në rrethinën e Mlladenovacit, policia i ka gjetur dhe konfiskuar dy licenca ushtarake për pushkë karabinë me optikë dhe revole, pistoletë me dy korniza, dy optika per pushkë gjuetie, revole, disa qindra municione të kalibrave të ndryshëm, si dhe një pajisje të përpunuar në dorë me mundësi aktivizimi. 

Atij i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të nxirret para Prokurorisë së Lartë Publike kompetente në Smederevë.

Gjykata paraprakisht i caktoi paraburgim prej 30 ditësh për babain e fëmijës së mitur të dyshuar për vrasjen e tetë studentëve dhe një roje në SHF Vlladislav Ribnikar, i cili e mohoi përgjegjësinë në seancë.

Ai akuzohet për shkaktimin e një rreziku të përgjithshëm me pasoja të rënda dhe dënohet me burgim deri në 12 vjet.

Prokuroria tha se gjatë marrjes në pyetje ai “e mohoi krimin e kryer” dhe se “e paraqiti mbrojtjen e tij në detaje”.

“Dyshohet se ai e ka trajnuar djalin K.K në përdorimin e armëve të zjarrit dhe municionit duke e çuar në një klub qitjeje për të ushtruar gjuajtjen në objektiv me armë zjarri, pavarësisht se fëmija është 13 vjeç dhe se një aktivitet dhe trajnim i tillë nuk është i përshtatshëm për moshën e tij”, njoftojnë nga prokuroria.

Nga aty shtojnë se babai “nuk ka ofruar kushte për ruajtje të sigurt dhe ruajtje të armëve dhe municionit që të mos vijnë në posedim të personave të paautorizuar, pra të mbyllen dhe të ruhen veçmas në kasaforta, kasa apo dollapë të ngjashëm të cilët nuk mund të hapen lehtë. qa/shk/

 

 

 

Остани поврзан