• четврток, 19 март 2026

Arrestohen tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, njëri prej tyre drejtonte automjetin pa leje të cilin e kishte vjedhur

Arrestohen tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, njëri prej tyre drejtonte automjetin pa leje të cilin e kishte vjedhur

Shkup, 18 mars 2026 (MIA)- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Prej tyre, pesë kanë drejtuar pa patentë shoferi, dy kanë drejtuar automjetin edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalesë aktive dhe një ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. 

"Dy persona në rrethinë të Shkupit kanë vozitur pa patentë shoferi dhe nga një në rrethinë të Manastirit, në Gostivar dhe në Strumicë. Personi në Strumicë pa leje ka drejtuar automjetin të cilin e kishte vjedhur më parë më një oborr në Përdejci të Gjevgjelisë. Një shofer në Makedonska Kamenicë ka drejtuar traktorin nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar aksident rrugor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, nga një vozitës në Shkup dhe në Kërçovë kanë drejtuar automjetin me ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime penale përkatës", thonë nga MPB.

Apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalesës ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion.

Foto: MPB

Тагови

Остани поврзан