• четврток, 25 декември 2025

Arrestohen 11 persona, ndërsa 33 janë nën hetime për kurdisje të tenderëve në EMV Shpërndarje e ngrohtësisë

Arrestohen 11 persona, ndërsa 33 janë nën hetime për kurdisje të tenderëve në EMV Shpërndarje e ngrohtësisë

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar, ndërsa kundër 33 personave është ngritur hetim për krim ekonomik – financiar dhe shoqërim kriminal, njoftoi sot Prokuroria Publike. 

Në një aksion të koordinuar të zbatuar natën ndërmjet 17 dhe 18 dhjetorit dhe dje, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nëpunës policorë nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe Serioz zbatuan aksion të koordinuar në disa lokacione në Shkup dhe rrethinë, si dhe në Kumanovë, Negotinë, Veles, Pehçevë, Probishtip dhe Koçan, nga liria janë privuar 11 persona. 

Duke vepruar sipas një kallëzimi penal, prokurori publik nga PTHP NKOK lëshoi ​​Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër 33 personave, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer krime me natyrë ekonomike dhe financiare. Të gjithë të dyshuarit akuzohen për veprën penale Bashkim kriminal. Përveç kësaj, shtatë persona, disa si ndihmës dhe disa si nxitës, dyshohen për veprën penale të vazhdueshme Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënies së marrëveshjes për furnizim publik ose partneritetit publik-privat, 12 persona për veprën penale të vazhdueshme të Keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa 20 persona akuzohen, si bashkëkryerës, për kryerjen e veprës penale të vazhdueshme të Pastrimit të Parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale.

Sipas të dhënave në urdhrin për hetim, gjatë vitit 2023 tre të dyshuar si persona zyrtarë të punësuar në EMV Shpërndarja e ngrohtësisë SHPKNJP Shkup dhe katër udhëheqës dhe/ose pronarë të dy personave të dyshuar juridikë krijuan grup me qëllim të kryerjes së veprave penale keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, duke ndarë marrëveshje për furnizim publik ose partneritet publiko-privat, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale. Grupit i ishin bashkëngjitur 26 të dyshuarit e tjerë. 

Gjatë vitit 2023, me qëllim që të luhet me procedurën, pas një specifikimi teknik të dakorduar dhe të përgatitur paraprakisht për furnizimin e "Kabineteve SKAD Kabinet Monitorimi me Kontrollues GSM për Stacion Ngrohjeje" për nevojat e EMV Shpërndarja e ngrohtësisë SHPKNJP Shkup, disa nga anëtarët e shoqatës kriminale, në cilësinë e tyre si zyrtarë, nuk i kryen detyrat e tyre zyrtare dhe vepruan në kundërshtim me rregulloret ligjore dhe aktet e brendshme. Ata ranë dakord që dy personat e dyshuar juridikë nga Shkupi dhe Kumanova të aplikojnë në thirrjen për furizime publike. Personi juridik nga Kumanova aplikoi si operator ekonomik me dokumentacion të paplotë dhe me një ofertë më të lartë se çmimi i ofruar nga personi juridik nga Shkupi, i cili ofroi një shumë pothuajse identike me vlerën e parashikuar të furnizimit publik, megjithëse vlera nuk ishte publikuar në njoftimin e furnizimit publik. Ky veprim i mundësoi personit juridik nga Shkupi të fitojë kontratën për furnizimin publik të kabineteve SKAD dhe të përfitojë pasuri të paligjshme në vlerë totale prej 472.470.407 denarë me TVSH, gjegjësisht 7.682.445 euro në dëm të Buxhetit të EMV Shpërndarja.

“Pas kryerjes së veprave penale të lartpërmendura, të akuzuarit nga viti 2023 deri në vitin 2025, me qëllim që të përfitojnë pasuri të paligjshme për vete ose për dikë tjetër dhe duke fshehur origjinën, lëvizjen dhe pronësinë e mjeteve, i kanë liruar, pranuar dhe transferuar të njëjtat në shumë totale prej 125.556.930,00 denarë, përkatësisht 2.041.576 euro, dhe me veprimet e ndërmarra në këtë mënyrë, kanë kryer thelbin e veprës penale të Pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepër penale.

Duke i vlerësuar rrethanat prokurori publik gjykatësit të procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, i dorëzoi propozime që ishin pranuar nga gjykata dhe me Vendim shtatë personave u ishte përcaktuar masa e paraburgimit, përderisa për gjashtë persona janë përcaktuar masa për sigurimin e pranisë, bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë Publike. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан