Armata siriane ju bëri thirrje forcave kurde të tërhiqen në lindje të Alepos
- – Armata siriane ju bëri thirrje forcave kurde të tërhiqen në zonën të cilën e kontrollojnë ndërmjet Alepos dhe lumit Eufrat pasi ishin të detyruar të tërhiqen nga qyteti i madh në Sirinë veriore pas luftërave të ashpra, informuan mediat franceze.
Damask, 13 janar 2026 (MIA) – Armata siriane ju bëri thirrje forcave kurde të tërhiqen në zonën të cilën e kontrollojnë ndërmjet Alepos dhe lumit Eufrat pasi ishin të detyruar të tërhiqen nga qyteti i madh në Sirinë veriore pas luftërave të ashpra, informuan mediat franceze.
Armata ju bëri thirrje “të gjitha grupeve të armatosura të tërhiqen në lindje të lumit Eufrat”, i cili rrjedh përgjatë Sirisë veriore.
Armata siriane gjithashtu publikoi një hartë në të cilën është treguar rajoni që duhet të evakuohet me ngjyrë të kuqe duke paralajmëruar se tani do të konsiderohet si zonë e mbyllur ushtarake. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s