• среда, 01 април 2026

Armata izraelite sulmon objektivat e armëve kimike në Iran

Armata izraelite sulmon objektivat e armëve kimike në Iran

Tel Aviv, 1 prill 2026 (MIA) - Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kumtuan se gjatë ditës së kaluar kishin kryer një sulm ndaj një objekti në Iran që dyshohet se po zhvillonte armë kimike. 

Sipas kumtesës së armatës, u godit një "objekt kërkimor dhe zhvillimi, nga ku regjimit iranian i furnizoheshin sistematikisht substanca kimike".

Objekti, në pronësi të kompanisë "Tofik Daru", ishte regjistruar si një kompani civile, por "në praktikë transportonte substanca kimike, përfshirë fentanilin, që përdoreshin për kërkimin dhe zhvillimin e armëve kimike".

Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim nga burime të pavarura për një informacion të tillë, dhe as nuk dihet nëse Irani ka punuar në të vërtetë në prodhimin dhe zhvillimin e përgatitjeve kimike për qëllime ushtarake.

"Fentanili është një anestetik që në doza të larta konsiderohet një substancë jashtëzakonisht vdekjeprurëse”, kumtoi armata izraelite, duke theksuar se kompania "me vetëdije dhe sistematikisht e furnizoi këtë substancë të rrezikshme" Organizatën iraniane të inovacionit dhe kërkimit në mbrojtje.

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан