• понеделник, 20 април 2026

Armata izraelite pezullon batalionin pas sulmit ndaj gazetarëve të Si-En-En-it

Armata izraelite pezullon batalionin pas sulmit ndaj gazetarëve të Si-En-En-it

Tel Aviv, 30 mars 2026 (MIA) - Armata izraelite ka pezulluar një batalion të tërë rezervistësh pasi ushtarët sulmuan gazetarët e rrjetit televiziv amerikan Si-en-en në Bregun Perëndimor të pushtuar. 

Batalioni rezervë, i cili i përbërë nga qindra rezervistë të cilët shërbyen në batalionin ultra-ortodoks Neca Jehuda, do të tërhiqet menjëherë nga Bregu Perëndimor dhe do të transferohet në stërvitje deri në njoftim të mëtejshëm.

"Batalioni do të kalojë nëpër një proces që synon përforcimin e themeleve të tij profesionale dhe etike", kumtoi armata sot në "Telegram".

Një ekip i SI-en-en dokumentoi pasojat e sulmit ndaj kolonëve izraelitë dhe krijimin e një roje të paligjshme kur, sipas gazetarëve, ata u sulmuan dhe u ndaluan nga ushtarët.

Korrespondenti Xhermi Dajmond shkroi në platformën Iks se ushtarët sulmuan një fotoreporter dhe arrestuan një ekip gazetarësh.

Shoqata e Gazetarëve të Huaj (FPA) kumtoi se gazetarët e identifikuan veten qartë, por ushtarët u përpoqën vazhdimisht t'i ndalonin ata të inçizonin.

Një ushtar dyshohet se ka kapur nga qafa gazetarin e Si-en-en-it, e ka hedhur në tokë dhe i ka dëmtuar kamerën. FPA-ja e përshkroi incidentin si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.

Ushtria izraelite ka hapur një hetim për incidentin. Pezullimi i të gjithë batalionit ka për qëllim të dekurajojë ushtarët e tjerë nga sjellje të ngjashme, sipas mediave izraelite.

Ushtarët e njësisë gjoja shprehën tronditje nga ajo që e quajtën ndëshkim kolektiv. Një batalion i tillë zakonisht përbëhet nga disa qindra ushtarë. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

Остани поврзан