Armata izraelite njoftoi se njëkohësisht i sulmon Teheranin dhe Bejrutin
- – Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) njoftuan se sot në mëngjes po “shkaktojnë goditje të njëkohshme" ndaj caqeve kryesore në Iran dhe Liban – Teheran dhe Bejrut.
Tel Aviv, 3 mars 2026 (MIA) – Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) njoftuan se sot në mëngjes po “shkaktojnë goditje të njëkohshme" ndaj caqeve kryesore në Iran dhe Liban – Teheran dhe Bejrut.
Sulmet janë të drejtuara ndaj objekteve ushtarake të Iranit dhe të grupit libanez shiit Hezbollah, i cili mbështetet nga Teherani, saktësoi IDF.
"Armata aktualisht po kryen sulme të njëkohshme në Teheran dhe Bejrut. Forcat Ajrore Izraelite kanë kryer sulme të synuara ndaj objekteve ushtarake të regjimit terrorist iranian dhe organizatës terroriste Hezbollah", thuhet në kumtesën e armatës izraelite të postuar në rrjetet sociale.
Paraprakisht, armata izraelite njoftoi se ka kapur dy dronë të drejtuar drejt territorit të vendit “nga drejtimi i Libanit”, informoi DPA.
Në orën 4:43 sipas kohës izraelite, dy dronë “hynë në hapësirën ajrore izraelite”, njoftoi IDF, pa kumtuar hollësi. fc/