Armata izraelite deri më tani ka kryer mbi 800 sulme ndaj objektivave në Iran
- Forcat ajrore izraelite kanë kryer më shumë se 800 sulme ajrore ndaj Iranit që nga fillimi i ndërhyrjes që nisën së bashku me SHBA-në.
Tel Aviv, 1 prill 2026 (MIA) - Forcat ajrore izraelite kanë kryer më shumë se 800 sulme ajrore ndaj Iranit që nga fillimi i ndërhyrjes që nisën së bashku me SHBA-në.
Në kumtesën e armatës izraelite e publikuar këtë mëngjes potencoi se rreth 16 mijë asete të ndryshme ushtarake ofensive u përdorën në sulme, duke paralajmëruar se "sulmet e synuara" kundër "regjimit terrorist" iranian do të vazhdojnë, sipas informacionit të ofruar nga shërbimet e inteligjencës.
Armata e Izraelit ende deklaron se ka përfunduar një fushatë të gjerë sulmesh që synojnë objektet e infrastrukturës të lidhura me aparatin iranian të sigurisë.
Fushata ushtarake amerikane-izraelite kundër Iranit është tani në javën e saj të pestë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s