• среда, 01 април 2026

Armata izraelite deri më tani ka kryer mbi 800 sulme ndaj objektivave në Iran 

Armata izraelite deri më tani ka kryer mbi 800 sulme ndaj objektivave në Iran 

Tel Aviv, 1 prill 2026 (MIA) - Forcat ajrore izraelite kanë kryer më shumë se 800 sulme ajrore ndaj Iranit që nga fillimi i ndërhyrjes që nisën së bashku me SHBA-në. 

Në kumtesën e armatës izraelite e publikuar këtë mëngjes potencoi se rreth 16 mijë asete të ndryshme ushtarake ofensive u përdorën në sulme, duke paralajmëruar se "sulmet e synuara" kundër "regjimit terrorist" iranian do të vazhdojnë, sipas informacionit të ofruar nga shërbimet e inteligjencës.

Armata e Izraelit ende deklaron se ka përfunduar një fushatë të gjerë sulmesh që synojnë objektet e infrastrukturës të lidhura me aparatin iranian të sigurisë.

Fushata ushtarake amerikane-izraelite kundër Iranit është tani në javën e saj të pestë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан