• четврток, 25 декември 2025

Arben Taravari reagon ndaj akuzave të Bejtës në konferencën për shtyp

Arben Taravari reagon ndaj akuzave të Bejtës në konferencën për shtyp

Gostivar, 24 dhjetor 2025

Personi N.B, edhe pse nuk meriton përgjigje, po tenton të mashtrojë opinionin publik me fabrikime dhe shpifje. Qytetarët e njohin shumë mirë të kaluarën e tij politike, si dhe vjedhjet dhe plaçkitjet që lidhen me emrin e tij, theksohet në kumtesën e Arben Taravarit të cilën mIA e përcjell në formë integrale.

Në vend që të shpërndajë akuza të pavërteta, ai duhet të japë përgjigje të qarta para qytetarëve: 

– si i ka realizuar aksionet në hidrocentrale, 

– prej nga i buron investimi prej mbi 30 milionë eurosh në Mavrovë, 

– si është bërë shitja e tokave atraktive shtetërore ne Gostivar gjatë qeverisjes së tij me klanin e tij kriminal.

– dhe sa dosje e ndjekin nga afër për keqpërdorime të dyshuara. 

Po ashtu, duhet të sqarojë se si janë krijuar pasuritë dhe jeta luksoze e tij, kur dihet se prej vitesh është pa punë dhe tashmë pensionist. 

A janë realizuar këto me pagën e kryetarit të komunës gjatë kohës sa ka ushtruar këtë funksion?

Sa i përket fabrikimeve dhe akuzave të tij, qytetarët e Gostivarit e dinë shumë mirë se kush ka plaçkitur gjatë 8 viteve të udhëhequra nga ky dhe klani i tij kriminal, dhe kush ka punuar ndershëm për qytetin. 

Komuna e Gostivarit ka qenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e të gjitha inspektoriateve dhe revizioneve përkatëse, dhe asnjëherë nuk është konstatuar keqpërdorim i fondeve publike. Për këto shpifje dhe trillime, Aleanca Kombëtare për Integrim do të përgjigjet në mënyrë institucionale. Kandidati në fjalë po dëshmon edhe një herë se është një humbës i përsëritur politik dhe një manipulator i opinionit publik.

Me daljen e tij të sotme publike, personi në fjalë dëshmoi qartë se dëshiron të vjen për hakmarrje dhe zullum ndaj qytetarëve për humbjen e pesë fishtë që i është shkaktuar në Gostivar.

Ky është reagimi ynë i parë dhe i fundit ndaj këtij kandidati të komprometuar. 

Остани поврзан