Aragçi paralajmëron: Konflikti i ri me Iranin do t'u sjellë shumë më tepër befasi SHBA-së dhe Izraelit
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi paralajmëroi se çdo ripërtëritje e mundshme e luftës kundër Iranit do të sjellë shumë më tepër befasi duke shtuar se forcat e armatosura iraniane kanë përfituar përvojë dhe kapacitete të reja gjatë konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, transmeton agjencia IRNA.
Teheran, 20 maj 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi paralajmëroi se çdo ripërtëritje e mundshme e luftës kundër Iranit do të sjellë shumë më tepër befasi duke shtuar se forcat e armatosura iraniane kanë përfituar përvojë dhe kapacitete të reja gjatë konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, transmeton agjencia IRNA.
Në kumtimin e sotëm në rrjetin social "Iks", Aragçi theksoi se disa muaj pas fillimit të luftës Kongresi amerikan prnaoi se janë shkatërruar dhjetëra aeroplanë në vlerë prej miliarda dollarësh.
"Forcat tona të armatosura u etabluan si të parat që e rrëzuan gjuajtësin gjerësishttë reklamuar F-35", deklaroi ai. Me leksionet shkencore dhe dijen e përfituar, kthimi i luftës do të sjellë befasi akoma më të mëdha, shtoi ministri iranian.
Kjo deklaratë vjen në kontekst të retorikës së përforcuar ushtarake nga ana e presidentit amerikan, Donald tramp, i cili gjatë ditëve të shkuara paralajmëroi për ripërtëritje të sulmeve ndaj Iranit nëse negociatat diplomatike indirekte nuk rezultojnë me marrëveshje.
Sipas Teheranit, ofenziva amerikano-izraelite, e cila filloi më 28 shkurt, ishte kahëzuar ndaj infrastrukturës civile, zonave të banimit, institucioneve arsimore dhe objekteve kulturore, ndërsa gjatë sulmeve janë vrarë persona të shumtë ushtarakë dhe zyrtarë të Irnait. Irnai pohon se si përgjigje nfaj kësaj, forcat e tij të armatosura kryen seri prej 100 sulmesh ndaj caqeve strategjike amerikane dhe izraelit në rajon. ab/
foto: arkivi