Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me kritika për planet e Izraelit për Bregun Perëndimor përpara takimit të Këshillit të Paqes të Trampit
- Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bënë thirrje për një armëpushim të përhershëm në Gazë dhe kritikuan ashpër përpjekjet e Izraelit për të zgjeruar kontrollin e tij mbi Bregun Perëndimor, duke thënë se ato rrezikojnë perspektivat për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete.
Nju-Jork, 19 shkurt 2026 (MIA) - Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bënë thirrje për një armëpushim të përhershëm në Gazë dhe kritikuan ashpër përpjekjet e Izraelit për të zgjeruar kontrollin e tij mbi Bregun Perëndimor, duke thënë se ato rrezikojnë perspektivat për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete.
Mediat amerikane transmetojnë se seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u zhvillua përpara takimit të parë të Këshillit të Paqes të Presidentit amerikan, Donald Tramp, në të cilin do të diskutohet për të ardhmen e territoreve palestineze.
Pakistani, i vetmi vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me 15 anëtarë që pranoi një ftesë për t'u bashkuar me Këshillin e Trampit, e ka dënuar projektin kontrovers të Izraelit për shpërngulje në Bregun Perëndimor dhe e ka quajtur vendimin e shtetit izraelit për të vazhduar me të "të pavlefshëm".
"Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare", kumtoi Islamabadi zyrtar.
"Veprimet e fundit të paligjshme të Izraelit për të zgjeruar kontrollin e tij mbi Bregun Perëndimor janë thellësisht shqetësuese", tha ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit, Ishak Dar.
Në takimin mujor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Adër morën pjesë edhe Britania e Madhe, Izraeli, Jordania, Egjipti, Jordania dhe Indonezia. Javën e kaluar, shumë vende arabe dhe islamike kërkuan një takim të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor, përpara se disa prej tyre të niseshin për në Uashington. ls/
Foto: EPA