• петок, 22 мај 2026

Antonio Koshta i tmerruar nga raporti i ministrit izraelit Ben-Gvir ndaj flotiljes humanitare

Antonio Koshta i tmerruar nga raporti i ministrit izraelit Ben-Gvir ndaj flotiljes humanitare

Bruksel, 21 maj 2026 (MIA) - Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, sot deklaroi se është i tmerruar nga veprimet e ministrit izraelit për siguri nacionale, Itamar Ben-Gvir, ndaj anëtarëve të flotoljes humanitare, e cila tentoi të dërgojë ndihma në Rripin e Gazës.

Reagimi pason pas videos së publikuar dje, ku shihet se si policë mizraelitë i detyrojnë aktivistët e flotiljes të gjunjëzohen me duar të lidhura pas shpine përderisa Ben-Gvir i vëzhgon dhe komenton.

Far-right National Security Minister Itamar Ben-Gvir released a video showing detained participants of the intercepted Gaza-bound flotilla being bound and dragged in Israel's Ashdod Port, writing, "That's how we welcome the terror supporters. Welcome to Israel."


Read more here:… pic.twitter.com/Uuc9AXONsi

— Haaretz.com (@haaretzcom) May 20, 2026

"Jam i tmerruar nga veprimi i ministrit izraelit Ben-Gvir ndaj anëtarëve të flotiljes. Sjellja e tillë është plotësisht e papranuar. Bëjmë thirrje për lirimin e tyre urgjent", shkroi Koshta në kumtimin në rrjetin social "Iks".

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, që ditën e kaluar i bëri kritika të ashpra ministrit djathtist izraelit, duke e vlerësuar sjelljen e tij si "poshtëruese dhe të gabuar". Ajo shtoi se trajtimi i tillë ndaj aktivistëve të flotiljes "Global Sumud", mes të cilëve ka edhe shtetas të BE-së, nuk i ngjan asnjërit që kryen funksion në një demokraci.

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radosllav Sikorski kumtoi se i ka bërë thirrje ushtruesit izraelit të detyrës në Varshavë për shkak të arrestimit të aktivistëve, mes të cilëve ka edhe shtetas polakë, duke kërkuar lirimin e tyre. Polonia e dënoi më së ashpri aktin e tillë të autoriteteve izraelite.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez gjithashtu porositi se xhirimet janë të papranueshme dhe theksoi se Madridi nuk do të tolerojë maltretim të qytetarëve të vet. Sançez paralajmëroi se qeveria e tij do të insistojë ndalesë për hyrje të Ben-Gvirit në Spanjë urgjentisht të zgjerohet në nivel të tërë BE-së. Pothuajse 44 aktivistë spanjollë të arrestuar në Izrael pritet sot të kthehen në vendin e vet.

Anijet e flotiljes humanitare, e cila lundroi nga Turqia jugore në tentim për të dërguar ndihma në Gazën e shkatërruar nga lufta përgjatë rutës së gjatë detare, e cila i anashkalon zonat e zakonshme të konfliktit në afërsi të ngushticës së Hormuzit, u hasën nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare të martën pas çka u shoqëruan drejt portit izraelit. ab/

foto: DPА arkivi

Остани поврзан