ANEB-i konfirmon dëmtimet në centralin bërthamor iranian në Natanc
- Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthsmore (ANEB) sot njoftoi se së fundmi ka pasur dëmtime në ndërtesat hyrëse të centralit bërthamor nëntokësor iranian në Natanc, duke shtuar se nuk pritet të ketë pasoja rrezatimi ose ndikim shtesë brenda vetë objektit.
Gjenevë, 3 mars 202 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthsmore (ANEB) sot njoftoi se së fundmi ka pasur dëmtime në ndërtesat hyrëse të centralit bërthamor nëntokësor iranian në Natanc, duke shtuar se nuk pritet të ketë pasoja rrezatimi ose ndikim shtesë brenda vetë objektit.
Kreu i ANEB-it, Rafael Grosi, më parë deklaroi se "nuk ka tregues" për dëmtime në objektet bërthamore iraniane
"Nuk kemi tregues që ndonjë nga objektet bërthamore është dëmtuar ose goditur",tha ai, duke shtuar se ANEB-i vazhdon përpjekjet për të kontaktuar organin rregullator iranian për energjinë bërthamore përmes Qendrës për Incidente dhe gjendjeve të jashtëzakonshme të ANEB-it.
Ndërkohë, ambasadori iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Reza Naxhafi, deklaroi se gjatë operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit është goditur kompleksi i madh bërthamor iranian në Natanc.
"Përsëri sulmuan objektet paqësore bërthamore iraniane që janë nën mbikëqyrje ndërkombëtare", u tha gazetarëve Naxhafi gjatë seancës së Bordit Drejtues të ANEB-it, i cili ka 35 anëtarë, transmeton Al Arabia.
Ndërkohë, Si-En-En publikoi një analizë të fotografive satelitore nga kompania për inteligjencë hapësinore "Vantor", të marra gjatë 48 orëve të fundit, të cilat tregojnë dëmtime të konsiderueshme në centralin bërthamor në Natanc, qendra më e madhe iraniane për pasurimin e uraniumit dhe një nga lokacionet më të ndjeshme ushtarake në vend. Siç shihet në imazhe, është goditur një magazinë e madhe dhe dy ndërtesa më të vogla me dy kate, që shërbenin si pika hyrëse për punonjësit dhe automjetet për të pasur qasje në objektet nëntokësore. qa/