ANEB: Reaktori Hondab i Iranit është dëmtuar rëndë, më nuk është në funksion
- Reaktori kërkimor Hondab në Iran është dëmtuar rëndë nga sulmet dhe nuk është më në funksion, kumtoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) mbrëmë vonë.
Teheran, 30 mars 2026 (MIA) - Reaktori kërkimor Hondab në Iran është dëmtuar rëndë nga sulmet dhe nuk është më në funksion, kumtoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) mbrëmë vonë.
"Bazuar në një analizë të pavarur të imazheve satelitore dhe njohurive për instalim, ANEA ka konfirmuar se fabrika e prodhimit të ujit të rëndë në Hondab, për të cilin Irani publikoi se u sulmua më 27 mars, ka pësuar dëme të rënda dhe nuk është më në funksion”, kumtoi agjencia në "Iks".
"Instalimi nuk përmban asnjë material bërthamor të deklaruar", shtoi ajo.
Reaktori në aflrsi të qytetit të Arakut u godit qershorin e kaluar kur Izraeli dhe SHBA-ja sulmuan objektet bërthamore iraniane. Në atë kohë, ANEA kumtoi se punimet ndërtimore ishin ende duke u zhvilluar dhe se, si pasojë, atje nuk kishte material bërthamor.
Ushtria izraelite konfirmoi sulmin të premten, duke përmendur përpjekjet e përsëritura të Iranit për të rindërtuar objektin pas sulmeve të vitit të kaluar.
Foto: arkivi i MIA-s