• четврток, 25 декември 2025

Andonovski: Transformimi digjital është një reformë shoqërore, jo vetëm projekt teknik

Andonovski: Transformimi digjital është një reformë shoqërore, jo vetëm projekt teknik

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Treguam se transformimin digjital nuk e trajtojmë si projekt teknik, por si reformë shoqërore, dhe kjo do të thotë se kemi obligime të gjithë, horizontalisht, dhe pikërisht prandaj është shumë e rëndësishme sot të diskutojmë për katër shtyllat e strategjisë, që do të thotë katër obligime të cilat i kanë institucionet, sektorin privat, ndërsa kjo do të thotë përfitime për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, para hapjes së konferencës "Transformimi i të ardhmes. Strategjia digjitale për shoqëri moderne", i organizuar me mbështetjen e Shkollës rajonale për administratë publike dhe Bashkimin Evropian.

 Siç informoi ai, qëllimi i Strategjisë nacionale për zhvillim të IKT- SMART/MK 2030, dokument i cili u miratua me Epokën digjitale evropiane dhe Agjendën për zhvillim është që Maqedonia ta bëjë hapin e ardhshëm të madh në transformimin digjital.

Dokumenti duhet ta poziciojë vendin mes shteteve të avancuara përmes modernizimit të shërbimeve publike, mbështetjes së inovacioneve dhe krijimin e kushteve për investime të reja.

Ministri theksoi se rezultatet e deritanishme tregojnë një progres serioz, por edhe se ka ende shumë punë për t'u bërë për të arritur potencialin e saj të plotë.

Andonovski theksoi se Maqedonia shënon një hap të rëndësishëm në matjet globale të indeksit digjital.

"Matjen e kaluar në vitin 2023, ishim në kategorinë B të shteteve nga vendi i 85-të, deri në vendin e 120-të, 130-të në botë. Këtë vit kemi rritje prej 22 pozicione dhe jemi në vendin e 79-të dhe  përfshihemi në grupin e vendeve të avancuara të cilat kanë transformim digjital. Në 80-të të themi, vendet e para në botë. Në nivelin tonë, indeks të ngjashëm kanë Lituania, Letonia, Zelanda e Re, Malta, ashtu që ka progres serioz për një vit e gjysmë-dy. Gjithsesi ekziston edhe shumë hapësirë për progres. Unë me vendin e 79-të nuk mund të jem i kënaqur, por kjo është një nxitje e mirë se me punë këto dy vite kemi kërcim serioz", tha ministri.

Në pyetjen e gazetarëve nëse qytetarët do t'i ndjejnë efektet e strategjisë, ministri u përgjigj me konfirmim.

"Shpresoj që matja e ardhshme pas dy vitesh do të ketë edhe 20 deri në 30 vende më lart dhe do të tregojmë rezultate reale që do të ndihen. Ky është një indeks me reputacion dhe na vendos në hartën e vendeve të zhvilluara digjitale, gjë që është interesante edhe nga pikëpamja e projekteve të reja, donatorëve dhe investitorëve, kështu që do të jetë vërtet një shenjë mbështetjeje për atë që po bëjmë si Ministri dhe si Qeveri", shtoi ai.

Duke u përgjigjur në pyetjen për prioritetet në implementim, Andonovski theksoi se fokusi do të vihet në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe mbështetjen e inovacioneve.

"Shtylla e parë është infrastruktura, që do të jetë edhe paneli i parë: paneli i dytë janë shkathtësitë digjitale, vlera e shkathtësive digjitale për qytetarët tanë, me një objektiv deri në vitin 2030, të paktën gjysma e popullatës të ketë shkathtësi digjitale në nivel të mesëm, pastaj kemi menaxhim digjital ose shërbime, diçka në të cilën tashmë punojmë, dhe gjithsesi pjesa  e katërt është inteligjenca artificiale ,teknologjitë e reja dhe roli i mjedisit të biznesit dhe si të nxisim inovacion në sektorin e biznesit", tha ministri.

Qëllimi është, siç plotësoi, qytetarët të kenë shërbime më të shpejta dhe më efikase, ndërsa kompanitë të marrin shërbime më të mira për zhvillim dhe inovacione.

"Me këtë do të krijojmë edhe mundësi të reja për të rinjtë, të cilët do të mund të ndërtojnë karrierë në sektorin e TIK, këtu në Maqedoni", tha Andonovski.

Me promovimin e strategjisë, Qeveria paralajmëron aktivitete për përforcuara për transformim digjital, modernizim të institucioneve dhe krijimin e klimës më të volitshme për investitorët dhe donatorët, me qëllim që Maqedonia të pozicionet si lider rajonal në zhvillimin digjital. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан