Andonovski: Për herë të parë do të promovojmë qendër qeveritare si përgjigje ndaj incidenteve kibernetike
- Qendër qeveritare për reagim ndaj incidenteve kibernetike do të promovohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, paralajmëroi sonte ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Qendër qeveritare për reagim ndaj incidenteve kibernetike do të promovohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, paralajmëroi sonte ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
"Shumë shpejt. Tashmë po përfundojmë një pjesë të furnizimit dhe instalimit të pajisjeve. Për herë të parë do të lansojmë qendër qeveritare si përgjigje ndaj incidenteve kibernetike. Zakonisht vendos afate ambicioze, ja do them se do ta promovojmë në gjysmën e parë të vitit 2026", tha Andonovski për "Temën e ditës" në TVM.
Kjo, shpjegoi ai, do të jetë një qendër monitorimi për gjithçka që ndodh në aspektin e trafikut kibernetik në institucionet qeveritare. “Ata do të jenë në gjendje të ndërhyjnë herët nëse ndodhin sulme dhe kërcënime të caktuara. E projektuam me një infrastrukturë që do të mundësojë zgjerim, në fillim nuk do të jetë e madhe, por gradualisht do ta pasurojmë me investime shtesë", theksoi Andonovski.
Aktivitetet realizohen me mbështetjen e ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Estonia, përmes ndihmës teknike, trajnimit dhe përgatitjes së akteve nënligjore.
"Në periudhën e ardhshme, do të kemi edhe më shumë rezultate dhe do të shohim në praktikë se çfarë gjërash të reja do të ndërtojmë, por sigurisht edhe në akte nënligjore sepse detyrimet e sektorit privat janë gjithashtu të rëndësishme", shpjegoi mes tjerash ministri Andonovski.
Foto: arkivi i MIA-s