• четврток, 25 декември 2025

"Alkaloidi" hapi laborator të ri mikrobiologjik - investim në vlerë 3,1 milionë euro

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Laborator të ri mikrobiologjik me kapacitet për kryerje të mbi 20 000 analizave, hapi sot fabrika “Alkaloid” SHA Shkup. Siç bëri të ditur drejtori i përgjithshëm Zhivko Mukaetov, bëhet fjalë për investim në vlerë 3,1 milionë euro. 

Në hapje mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski. 

"Mund të shihnim diçka që është e pranishme në kompanitë farmaceutike më moderne në botë dhe jemi krenarë që kjo është maqedonase. Më shumë se 3.000 punonjës po ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu dhe në përfaqësueset e ‘Alkaloid’, dhe pjesa më e madhe e dosjes së kësaj kompanie, ose mbi dy të tretat, është eksport, i cili ndikon në rritjen e PBB-së dhe prodhimit industrial", deklaroi Mickoski.

Qeveria, theksoi kryeministri, gjithnjë do të mbështesë rrëfime të tilla të suksesshme. 

Sipas Mukaetov, investimi i ri domethënë shumë për zgjerim të dosjes së ilaçeve që do të mundësojë “Alkaloid” të jetë edhe më konkurrues, jo vetëm në rajon, por edhe në botë. 

"Jemi krenarë për investimin e ri që do të na mundësojë të bëhemi edhe më konkurrues, por edhe të Maqedonisë si vend. Me këtë, po zgjerojmë kapacitetet e analizave mikrobiologjike të lëndëve të para, produkteve gjysmë të gatshme dhe produkteve të gatshme. Jemi krenarë që kompania vazhdon me ciklin e investimeve", tha Mukaetov.

Ai vlerësoi se viti 2025 ishte vit me shumë sfida. 

“E përfundojmë vitin mbi planifikimin, me të ardhura të përgjithshme prej mbi 335 milionë euro dhe me vlerë rekorde të konsoliduar prej mbi 220 milionë euro”, informoi Mukaetov. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан