Aliu: Të punësuarit në lavanderinë në Qendrën klinike nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor, janë të punësuar në një kompani private
- Të punësuarit në lavanderinë e Qendrës klinike nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor, por janë të punësuar në një kompani private, ndërsa ligjërisht nuk guxojmë të përzihemi në sektorin privat, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth informatave se të punësuarit nuk kanë marrë rroga, ndërsa çarçafët dhe i tërë materiali lahet në një kompani tjetër private.
Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Të punësuarit në lavanderinë e Qendrës klinike nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor, por janë të punësuar në një kompani private, ndërsa ligjërisht nuk guxojmë të përzihemi në sektorin privat, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth informatave se të punësuarit nuk kanë marrë rroga, ndërsa çarçafët dhe i tërë materiali lahet në një kompani tjetër private.
Aliu tha se bëhet fjalë për partneritet të keq të vendosur publiko-privat dhe se janë nga fundi procedurat sipas të cilave e tërë infrastruktura me kapacitet njerëzor do të jenë pjesë e sistemit shëndetësor.
"Jemi nga fundi me procedurat, gjithnjë derisa zgjatë kjo procedurë, nuk guxojmë të ndërmarrim asgjë ligjërisht sepse ata nuk janë pjesë e sistemit tonë shëndetësor. Nuk guxojmë të investojmë as në mënyrë infrastrukturore në lavanderi sepse lavanderia për momentin është në pronësi të një kompanie private. Mendoj se për kohë të shkurtë do të përfundojë procedura dhe më pas i tërë institucioni, edhe në mënyrë infrastrukturore edhe me kapacitet njerëzor do të jetë pjesë e sistemit shëndetësor", tha sot Aliu. ab/
Foto: Ministria e Shëndetësisë