Aliu: Pres në gjysmën e parë të vitit 2026 të kemi smart parking në rrethin e Qendrës klinike dhe garazhë në kate
- Pres që në gjysmën e parë të vitit 2026 të kemi parking më të mirë në rerthin e Qendrës klinike, infrasatrukturë në shtet, do të thotë plotësisht smart parking, gjithashtu edhe garazhë në kate. Do të ketë vende të mjaftueshme parkingi për të punësuarit, pacientët dhe të gjithë të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e asaj infrastrukture në Qendrën klinike, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Pres që në gjysmën e parë të vitit 2026 të kemi parking më të mirë në rerthin e Qendrës klinike, infrasatrukturë në shtet, do të thotë plotësisht smart parking, gjithashtu edhe garazhë në kate. Do të ketë vende të mjaftueshme parkingi për të punësuarit, pacientët dhe të gjithë të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e asaj infrastrukture në Qendrën klinike, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Theksoi se sot ka apsur takim me drejtorin e ri të Ndërmarrjes publike "Parkingu i qytetit", Vlladimir Kronevski dhe janëd akorduar për dinamikën e punës.
"Përfunduan procedurat administrative. Pritet deri nga mesi i javës së ardhshme në Gazetën zyrtare të definohen ato parcela prë të cilat kaloi elaborati. Pas kësaj nuk kemi kurfarë procedure, vetëm duhet të kemi konferencë për shtyp me drejtorin, të nënshkruhet marrëveshja dhe të fillohet me punë", shtoi Aliu duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. ab/
Foto: МIА