• петок, 17 април 2026

Aliu: Pas përfundimit të analizave laboratorike, do të japim informacione më të hollësishme për punonjësit në TEC "Manastir"

Aliu: Pas përfundimit të analizave laboratorike, do të japim informacione më të hollësishme për punonjësit në TEC

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu theksoi se kur të përfundojë analiza laboratorike në TEC "Manastir", ku u ankuan për simptoma të helmimit, do të dalin me informacione më të detajuara.

"ISHSSH ishte tashmë në terren. Ju e dini që procedura zgjat 48 orë. Kur të përfundojë analiza laboratorike, do të dalim me informacione", tha Aliu në konferencën e sotme për shtyp.

Institucionet kompetente po hetojnë se çfarë i shkaktoi dhimbjet e stomakut, për të cilat pardje u ankuan rreth 100 punonjës në kombinat. Ata i raportuan dhimbjet pasi hëngrën lazanja me salcë në mensën e kombinatit. Prokuroria Publike Themelore e Manastirit njoftoi se po koordinon veprimet për një hetim të plotë të dyshimeve për helmim nga ushqimi në TEC "Manastir". PTHP e Manastirit është njoftuar për rastin", informuan nga Prokuroria Publike.

"Lidhur me dyshimet për helmim nga ushqimi në TEC "Manastir" është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Manastir dhe po koordinon veprimet për hetim të plotë të ngjarjes", theksuan nga Prokuroria Publike. 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Qendra e Shëndetit Publik - Manastir dhe Instituti i Shëndetit Publik - Shkup, pas raportimit të rastit, kryen një inspektim të jashtëzakonshëm në kuzhinën e TEC "Manastir", nga ku morën mostra ushqimore dhe strisho nga sipërfaqet e punës, si dhe nga punonjësit e kuzhinës.

Siç kumtuan nga AUV, kuzhina e operatorit të ushqimit që i shërben kombinatit është mbyllur përkohësisht, që do të thotë se i është ndaluar të kryejë aktivitete përgatitjeje dhe shërbim të ushqimi derisa të përfundojë procedura e inspektimit dhe të merren gjetjet e duhura nga testet laboratorike të mostrave dhe strishove të marra.

"Është urdhëruar pastrim dhe dezinfektim i jashtëzakonshëm i objekteve dhe pajisjeve, si dhe ekzaminime sanitare të jashtëzakonshme për të gjithë punonjësit", theksuan nga AUV.

Me kuzhinën në TEC "Manastir" menaxhon hoteli "Molika", nga ku theksuan se bëhet fjalë për një rast të izoluar sepse çdo diitë nga kuzhina e hotelit për punonjësit në kombinat dorëzohen pothuajse 1.600 porcione ushqimi, ndërsa problem shëndetësor është regjistruar vetëm tek një grup i caktuar i punëtorëve. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан