• сабота, 21 февруари 2026

Aleatët e Ukrainës premtojnë rreth 35 milionë dollarë ndihmë ushtarake në vitin 2026

Aleatët e Ukrainës premtojnë rreth 35 milionë dollarë ndihmë ushtarake në vitin 2026

Bruksel, 12 shkurt 2026 (MIA) - Shtetet anëtare të NATO-s kanë premtuar qindra miliona dollarë për të mbështetur iniciativën e Listës së nevojave prioritare të Ukrainës (PURL), një program i NATO-s i hartuar për të siguruar dërgimin e shpejtë të armëve në vend, deklaroi sot sekretari i p;rgjithsh;m i NATO-s, Mark Rute. 

Ai falënderoi Britaninë e Madhe, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Lituaninë për kontributet e tyre, duke shtuar se pret që të ketë më shumë angazhime.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Xhon Hili, theksoi se aleatët e Ukrainës kanë premtuar tashmë rreth 35 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin për vitin 2026.

Shuma përfshin edhe detyrime të reja dypalëshe edhe premtimet e mëparshme nga vendet aleate, duke përfshirë 11,5 miliardë euro që tashmë i ka paralajmëruara Gjermania. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан