• понеделник, 20 април 2026

Al Shara për vizitë në Gjermani

Al Shara për vizitë në Gjermani

Berlin, 30 mars 2026 (MIA) - Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Shara, sot ndodhet në vizitë në Gjermani. Takimi i tij i parë në Berlin ishte me presidentin e Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer.

Është parashikuar që Al Shara të takohet edhe me kancelarin gjerman Fridrih Merc, me të cilin do të bisedojë për kthimin e refugjatëve sirianë në atdhe dhe për rindërtimin e Sirisë pas luftës së gjatë civile.

"Interesi ynë është të shohim Sirinë të rindërtuar si një komb i qëndrueshëm dhe prosperues, përfshirë edhe me ndihmën e shumë sirianëve që erdhën këtu në Gjermani dhe Evropë gjatë luftës civile dhe gjetën strehë këtu", deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, para vizitës.

Al Shara udhëhoqi milicinë islamiste Hajat Tahrir al-Sham (HTS) në rrëzimin e udhëheqësit autoritar të Sirisë, Bashar al Asad, në fund të vitit 2024, pas gati 14 vitesh luftë civile. Më pas ai u emërua president i përkohshëm dhe që atëherë po drejton Sirinë drejt afrimit me Perëndimin. qa/

Foto: DPA

 

Остани поврзан