Aktivitet i përforcuar diplomatik mes SHBA-së dhe Meksikës për shkak të njoftimeve për sulme ushtarake ndaj kartelëve
- Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio realizoi një bisedë telefonike me ministrin meksikan për punë të jashtme Huan Ramon de la Fuente, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në luftën kundër narko kartelëve. Biseda vjen pas kërcënimeve të presidentit Donald Tramp për sulme të mundshme tokësore ndaj rrjeteve kriminale në Meksikë.
Uashington, 12 janar 2026 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio realizoi një bisedë telefonike me ministrin meksikan për punë të jashtme Huan Ramon de la Fuente, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në luftën kundër narko kartelëve. Biseda vjen pas kërcënimeve të presidentit Donald Tramp për sulme të mundshme tokësore ndaj rrjeteve kriminale në Meksikë.
"Sekretari shtetëror Rubio bisedoi me ministrin De la Fuente për nevojën e bashkëpunimit më të fortë për shkatërrimin e rrjeteve të dhunshme narkoterroriste në Meksikë dhe ndalimin e tregtisë me fentanil dhe armë", kumtoi zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Tomi Pigot.
Presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum të premten urdhëroi shefin e diplomacisë ta intensifikojë koordinimin me Uashingtonin. Tensionet në rajon janë në nivel të lartë pas veprimit ushtarak amerikan të javës së kaluar në Venezuelë, në të cilën u arrestua presidenti Nikollas Maduro, që plotësisht nxit frikën e ndërhyrjeve të ngjashme në territorin meksikan. sa/
foto: arkivi