• вторник, 24 март 2026

Aktivitet edukativ "KAM QËNDRIM" për nxënës të shkollave të mesme

Aktivitet edukativ

Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet Aktiviteti edukativ "KAM QËNDRIM" për nxënës të shkollave të mesme.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, pjesëmarrës të aktivitetit edukativ do të jenë nxënësit nga SHFK "Rade Jovçevski Korçagin" - Shkup. 

Aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!“ paraqet simulim të procesit për shqyrtimin e Propozim-ligjit në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Qëllimi është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesi i miratimit të ligjeve te popullata e re, që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre në lidhje me demokracinë dhe do t'i nxisë dhe t'i përgatitë për kriticizëm dhe përfshirje shoqërore dhe politike. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан