Aktakuzë kundër ish-drejtorit të "Higjienës komunale" dhe drejtuesit për mbeturina për rrezikimin e mjedisit jetësor
- Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se pas kryerjes së një procedure hetimore, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, të cilët akuzohen se kanë kryer vepër penale si bashkëpunëtorë - Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina sipas nenit 230, paragrafi 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se pas kryerjes së një procedure hetimore, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, të cilët akuzohen se kanë kryer vepër penale si bashkëpunëtorë - Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina sipas nenit 230, paragrafi 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.
Siç thuhet në komunkatë, hetimi ka treguar se në gjatë tetorit, dy të pandehurit, me lëshimin e kryerjes së mbikëqyrjes mbi grumbulimin me transportin dhe me menaxhimin jo të drejtë të mbeturinave kanë mundur të shkaktojnë dëm të madh në cilësinë e tokës, ajrit ose ujit, rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve ose shkatërrimin e botës bimore ose shtazatore në përmasa më të mëdha.
"Ushtruesi i detyrës së drejtorit të NP "Higjiena Komunale" Shkup veproi në kundërshtim me Statutin e ndërmarrjes, Ligjin për veprimtari komunale dhe nuk i zbatoi vendimet dhe përfundimet e Bordit të drejtorëve, nuk u kujdes për zbatimin e politikës afariste të ndërmarrjes, nuk i kreu detyrat nga fushëveprimi i tij i punës, nuk mori pjesë në përcaktimin e kritereve për përdorimin dhe ndarjen dhe menaxhimin e mjeteve të gjeneruara nga funksionimi i ndërmarrjes, nuk e monitoroi dhe analizoi zbatimin e planeve dhe detyrimeve kontraktuale dhe nuk ndërmori masa për zbatimin e tyre dhe nuk siguroi masa për mbrojtjen e mjedisit. Si drejtor i një ndërmarrjeje publike që është ofrues i shërbimeve komunale, ai ishte i detyruar, por megjithatë nuk e kreu ofrimin e shërbimeve komunale në mënyrë konsistente dhe cilësore dhe nuk u kujdes për gjendjen e objekteve dhe pajisjeve", thuhet në komunikatë.
Së bashku me të pandehurin e dytë, i punësuar si udhëheqës për mbeturina-nëngrupi 5, ofrues i shërbimeve në fushën e aktiviteteve komunale i cili kishte Certifikatë për dhënien e provimit profesional për menaxhim me mbeturinat nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikit Hapësinor, shtohet, se ata me dashje kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për mjedis jetësor dhe Ligjin për menaxhim me mbeturinat nuk kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe nuk i kanë zbatuar planet dhe programin për menaxhim me mbeturinat komunale në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Pasi nuk e kryenin veprimtarinë e tyre themelore për mbledhjen e rregullt dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme, as nuk kërkuan ndryshim në Planin dhe programin operativ, të pandehurit, citojnë nga Prokuroria e Shkupit, kanë mundësuar të krijohen deponi në sipërfaqet publike dhe të trafikut duke hedhur mbeturinat komunale në afërsi të kontejnerëve për mbledhje.
"Pasi mbledhja e provave përfundoi, ndërsa të pandehurit më nuk kanë mundësi të ndikojnë në procedurë, prokurori publik propozoi që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masën e kujdesit - ndalim për t'u larguar nga vendbanimi, obligim të paraqiten përkohësisht në gjykatë dhe marrja e përkohshme e pasaportës ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalesë për lëshimin e tij. Për të pandehurin, udhëheqës me mbeturinat i cili ende është i punësuar në NP "Higjiena Komunale", prokuroria propozoi edhe masë plotësuese - ndalesë për kryerjen e disa aktiviteteve të punës të cilat janë të lidhura me veprën penale, përkatësisht largim të përkohshëm nga vendi i punës", qëndron në kumtesë. mb/sa/
Foto: MIA arkivi